Rishikimi i buxhetit lë Ministrinë e Kulturës pa 8.4 milionë euro

Prej 33.5 milionë eurove sa kishte Ministria e Kulturës në fillim të vitit, pas rishikimit ka mbetur me 25 milionë e 95 mijë euro. Ky institucion ka humbur 8.4 milionë euro në procesin e vonuar të rishikimit të buxhetit. Këto shkurtime kanë prekur edhe fushën e kulturës dhe atë të trashëgimisë kulturore.

Për këtë vit, MKRS-ja numëronte 13 investime kapitale në kulturë që ishin paraparë në Ligjin për buxhet të këtij viti, përderisa me rishikimin – që në parim është votuar të enjten në Kuvend – figurojnë vetëm 8. Sa i përket trashëgimisë kulturore ishin planifikuar 28 projekte kapitale, por tashmë 5 prej tyre kanë rënë poshtë, shkruan sot Koha Ditore.

Përderisa në Ministrinë e Kulturës nuk e kanë komentuar zbritjen e buxhetit, disa prej drejtuesve të institucioneve qendrore të kulturës kanë thënë se bëhet fjalë për dëshminë e radhës se shteti nuk e ka prioritet këtë fushë

Më Shumë

Abdixhiku e Osmani kalojnë paraditen në Prizren, takojnë qindra qytetarë

Kandidati për kryeministër i LDK-së dhe kandidatja për presidente, Vjosa Osmani, kanë kaluar paraditen e kësaj të shtune në qytetin e Prizrenit. Abdixhiku e Osmani...

Suharekë, sekuestrohen monedha që dyshohet se janë të falsifikuara

Një person ka raportuar në Policinë e Kosovës se ka pranuar monedha metalike që dyshohet se janë të falsifikuara.   Në rastin i cili është regjistruar...

Lajmet e Fundit