14.1 C
Prizren
E premte, 10 Prill, 2026

Ndërpritet greva e aktorëve, arrihet marrëveshje për ngritje të pagave

Është ndërprerë greva e aktorëve të Teatrit Kombëtar të Kosovës të cilët ditë më parë kishin njoftuar se nëse nuk realizohet kërkesa e tyre për rritje pagash në nivel universitar, nga sot nuk do të kishte më shfaqje në këtë institucion, shkruan KultPlus.

Mirëpo sot është arritur marrëveshje ndërmjet Ministrisë së Kulturës dhe aktorëve rezidentë të Teatrit Kombëtar të Kosovës për rritje pagash.

Përmes një konference të mbajtur sot në Ministrinë e Kulturës ku të pranishëm ishin ministri Kujtim Gashi, kryetari i Shoqatës Sindikale të TKK-së Ismet Azemi dhe disa nga aktorët e TKK-së, u njoftua se pas takimeve disa ditore që i kishin mbajtur kanë ardhur në përfundim të një zgjidhje.

Ministri Gashi tha që Teatri është në grevë pas një neglizhence të vazhdueshme.

“Pas disa takimeve të ditëve të fundit kemi arritur një marrëveshje me Shoqatën Sindikale të TKK-së ku kemi arritur marrëveshje për rritjen e pagave. Ndërsa Ministria e Kulturës do të bëjë të pamundurën që aktorët krijues dhe performues të teatrit,nga muaji janar të kenë paga të dinjitetshme”, është shprehur Gashi.

Ndërsa Ismet Azemi nga Shoqata Sindikale e TKK-së konsideroj që kjo është hera e parë që hapet dera e Ministrisë së Kulturës për institucionin më emblematik, siç është Teatri i Kosovës.

Të dy palët u zotuan se gjatë tre muajve do të mundohen të arrijmë qëllimin e tyre. / KultPlus.com

Më Shumë

Foto nga djegia e kamionit në autostradën “Ibrahim Rugova”, Policia: Shoferi dhe një pasagjer pa lëndime, shkoi ekipi i urgjencës

Një kamion u përfshi nga flakët në aksin rrugor Suharekë-Duhël në autostradën “Ibrahim Rugova”. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi...

Policia shqipton mbi 2 mijë e 500 gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit

Policia e Kosovës ka shqiptuar 2542 gjoba për kundërvajtësit e trafikut brenda 24 orëve të fundit. Në 24 orët e fundit janë raportuar 31 aksidente...

Lajmet e Fundit