Avdyli konfirmon formimin e ekipit negociues për të biseduar me partitë politike në Prizren

Kryetari i degës së LDK-së në Prizren Haxhi Avdyli, ka konfirmuar për ‘GazetaBlic’ se është krijuar një ekip negociues për të biseduar me partitë politike në Prizren.

Avdyli tha se kanë pasur ftesa nga partitë tjera, dhe këta kanë pranuar të bisedojnë por qëndrimi i LDK-së për koalicione mbetet i pa lëkundur.

“Po është e vërtetë që jemi duke biseduar me partitë tjera, sepse na kanë ftuar dhe ne nuk mund t’i refuzojmë, por LDK nuk ka ndryshuar qëndrim, nuk do të bëjë koalicioni me asnjë parti në Prizren”, ka pohuar Avdyli.

Avdyli më tej ka thënë se LDK është më mirë të qëndrojë në opozitë në Prizren.Ndërsa sipas portalit PrizrenPress, këta janë emrat që janë caktuar të mbajnë takime me Vetëvendosjen dhe PDK-në: Haxhi Avdyli, Haziz Hodaj, Fatmir Memaj, Xhavit Ukaj dhe Hatim Baxhaku.

Ndërkaq, komuna e Prizrenit do të shkojë në balotazh me kandidatët Shaqir Totaj nga PDK, dhe Mytaher Haskuka nga Vetëvendosja./GazetaBlic./

Më Shumë

Haziz Hodaj kërkon ndaljen e përçarjeve në LDK: Energjia të drejtohet te bashkimi, jo te akuzat

Kuvendari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Prizren, Haziz Hodaj, ka kërkuar ndaljen e përçarjeve dhe përplasjeve të brendshme në parti. Ai u ka ...

Karnevalet Golden Eagle nisin në Suharekë

Sot nis edicioni i ri i Karnevaleve Golden Eagle në Suharekë, një nga ngjarjet më të mëdha festive që mbledh çdo vit mijëra vizitorë...

Lajmet e Fundit