Sekuestrohet sasi e marihuanës në Vërmicë, arrestohet një femër

Në pikën kufitare në Vërmicë, dje policia ka arrestuar një femër për posedim të narkotikëve, shkruan PrizrenPress.

Në raportin e Policisë thuhet se është arrestuar e dyshuara femër shtetase e Shqipërisë, pasi që gjatë kontrollit në çantën e saj është gjetur dhe sekuestruar një paketim me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë 380 gramë.

E njëjta është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

62 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, janë shqiptuar 1880 gjoba

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

Rahoveci shënon Ditën e Çlirimit, Latifi: Liria është amanet që duhet ruajtur

Të dielën e 14 qershorit, Komuna e Rahovecit ka shënuar Ditën e Çlirimit. Me këtë rast është organizuar edhe një seancë solemne në Kuvendin Komunal. Në...

Lajmet e Fundit