Shaqir Totaj: Forca e Ndryshimit është fitore për Prizrenin

Kandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, thotë se fitorja e Forcës së Ndryshimit është fitore për Prizrenin.

Ai, fton qytetarët që me 19 nëntor bashkërisht të vulosin fitoren.

Postimi në Facebook

Kur jemi disa ditë para fillimit zyrtar të fushatës elektorale për balotazh, shpreh falënderimin tim për për përkrahje të gjithë anëtarësinë, simpatizantët, strukturat dhe kandidatët për asamble të PDK-së, por edhe të gjithë qytetarëve të Prizrenit të të gjitha profileve. Fitorja bindëse e raundit të parë, na motivon për angazhim edhe më të madh për balotazhin e 19 Nëntorit. Fitorja e Forcës së Ndryshimit është fitore për Prizrenin tonë. Diferenca jonë me kundërkandidatin dhe konceptin e tij është e qartë dhe e dukshme, andaj ta vulosim atë bashkërisht! #Përnime

 

Më Shumë

Rrokulliset kamioni në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një kamion i ngarkuar me zhavorr është vetaksidentuar sot, rreth orës 09:20, në autostradën “Ibrahim Rugova”, në drejtimin Malishevë–Prishtinë, në kilometrin 58. Lajmin për Telegrafin...

Kapiteni Besfort Krasniqi vazhdon me Drinin e Bardhë

KF Drini i Bardhë Has ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me kapitenin Besfort Krasniqi edhe për sezonin e ardhshëm. Klubi ka bërë të ditur se...

Lajmet e Fundit