Bokseri Luan Krasniqi në përkrahje të Shaqir Totaj për kryetar të Prizrenit (Video)

Boksieri shqiptar me famë botërore, Luan Krasniqi e ka përkrahur edhe publikisht kandidatin e PDK-së për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, të cilit i referohet me emërtimin Shaqa.

Në një video mbështetjeje, Krasniqi thotë se “Shaqa është një njeri i përsosur dhe se ka nevojë për një njeri si Shaqa më shumë se sa ai nga Prizrenit”.

“Shaqir Totaj është një njeri i përsosur, një njeri që ka shumë vlera …vlera njerëzore dhe intelektuale. Ka nevojë për një njeri si Shaqa më shumë se sa ai nga Prizreni. Kështu që është një respekt i veçantë që unë e kam ndaj Shaqës që angazhohet për të mirën e Prizrenit. Shaqir Totaj për sukseset e tij të cilat i ka arritë përpara i ka të çertifikuara vetë nga jashtë, nga Barack Obama. Ka diplomën të cilën e ka nënshkruar vetë ai dhe sukseset që i ka pas jashtë, kështu që na duhen njerëz të tillë, na duhen njerëz që shtetet e huaja kanë respekt nga ata personalitete. Ai është i përsosur dhe besoj që do të ketë edhe në Prizren sukses” ka deklaruar Krasniqi.

Ky nuk është personaliteti i vetëm publik jashtë politikës që e përkrahë Shaqir Totajn në garën për Prizrenin, i cili në rundin e parë fitoi me rreth 5 mijë vota më shumë se kandidati i Vetëvendosjes.

https://www.facebook.com/shaqirtotaj/videos/1334705943324675/

 

Më Shumë

Liria triumfon ndaj Albionëve me rezultat të thellë 10:0

Futbollistët e rinj të Shkollës së Futbollit Liria U15-B kanë shënuar fitore bindëse sot ndaj Shkollës së Futbollit Albionët U15 me rezultat të thellë...

27 vjet nga zhdukja e Ukshin Hotit, Haxhiu: E vërteta për të është detyrim

Sot janë mbushur 27 vjet nga zhdukja me forcë e prof. Ukshin Hotit, intelektualit, mendimtarit politik dhe veprimtarit të çështjes kombëtare. Ushtruesja e detyrës së...

Lajmet e Fundit