Zafir Berisha: Dje, fitoi demokracia mbi arrogancën

Kryetari i Nismës në Prizren, Zafir Berisha, përmes një konference për shtyp, ka falënderuar anëtarët dhe simpatizantët për besimin dhe ndryshimin në Prizren.

“Falenderoj qytetarët e të gjitha komuniteteve që jetojnë në komunën e Prizrenit, të cilët me votën e tyre i dhanë fund keqqeverisjes në komunën e Prizrenit dhe hapen një epokë të re qeverisëse me koalicionin Vetëvendosje-NISMA dhe të tjerët, të cilët kanë shprehur gatishmërinë që në qeverisjen e ardhshme katërvjeçare t’i shërbejnë qytetarëve të Prizrenit”, ka thënë Berisha.

“Me 19 nëntor në Prizren fitoi demokracia mbi arrogancën qeverisëse disa vjeçare të partive që tashmë do të mbesin për shumë gjatë në opozitë”.

“Qytetarët e Prizrenit treguan një vetëdije dh kulturë të lartë politike dhe me të drejtë dje mbështes ndryshimin në Prizren, ndryshim ky që ka qenë mese i nevojshëm, pasi që ata që qeverisen me qytetin tonë dëmtuan rëndë imazhin dhe perspektiven për një jetë me dinjitet qytetar”.

“NISMA për Kosovën në qeverisjen katërvjeçare do të përfaqësohet nga njerëz dhe ekspert me përgatitje profesionale, të dëshmuar tashmë në jetën e tyre”.PrizrenPress.com/

Më Shumë

Gjendet pa shenja jete një person në Krushë të Madhe të Rahovecit

Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në fshatin Krushë e Madhe të Rahovecit. Sipas burimeve të Sinjalit, rasti është raportuar...

Nga 25 korriku, disa zona të Suharekës do të përballen me reduktime të ujit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” Sh.A., përmes Njësisë në Suharekë, ka njoftuar se duke filluar nga 25 korriku 2026 do të zbatojë reduktime...

Lajmet e Fundit