7.7 C
Prizren
E diel, 8 Shkurt, 2026

Prizren, 5 kuti bllokohën për shkak të vjedhjeve masive

Diferenca prej 329 votave mund të përmbyset në Prizren, pasi tashmë  5 kuti të votimit nga një qendër e votimit gjendën në karantinë në Qendrën e Rinumërimit të Votave (QNR), pas dyshimeve për vjedhje votash.

Rtklive merr vesh se në  karantinë në Qendrën e Rinumërimit të Votave (QNR), me dyshimin për manipulim gjatë procesit zgjedhor, gjinden 5 kuti të votimit .

Në anën tjetër, Mulë Desku, kryesues i sekretariatit te PZAP-it, tha se PDK ka paraqitur ankesë lidhur me parregullsi që kanë ndodhur ditën e votimit në një qendër të votimit në Prizren e cila ka 4 vendvotime (katër Kuti të Votimit).

“Në ankesë ka kërkuar anulimin e rezultateve të votimit në këto katër vendvotimeve dhe ka kërkuar përsëritjen e votimit  në këto vendvotime”, tha Desku, për rtklive.com.

Në bazë të ligjit për zgjedhje PZAP ka afat prej 72 orësh që tu kthej përgjigje të gjitha ankesave të bëra në këtë institucion.

“Ndonëse kemi afat deri ditën e enjte PZAP është duke punuar që tu kthejë përgjigje të gjitha palëve që kanë bërë ankesa edhe para kësaj dite”, tha Desku.

Ndërsa, Partia Demokratike e Kosovës zyrtarisht ka deponuar në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa disa parregullsi në dy komuna, atë të Prizrenit dhe Rahovecit.

Këtë e ka bërë të ditur në një konferencë për media Kujtim Gashi nga kjo parti që njëherësh është edhe ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Gashi duke treguar për parregullsitë që dyshohen se janë bërë kërkon rinumërim këto vende ku janë evidentuar parregullsi.

Më Shumë

Xheladini: Nis vlerësimi në terren i dëmeve në Komunën e Dragashit

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka bërë të ditur se ka nisur procesi i vlerësimit të dëmeve në terren, pas takimit dhe...

Lajm i mirë për prizrenasit, lojtari kryesor drejt rikthimit

Një lajm i mirë vjen për tifozët e Bashkimit në fazën më të rëndësishme vjetore të basketbollit kosovar. Njëri nga lojtarët më të mirë të...

Lajmet e Fundit