Rasti Limaj – Mbrojtja thotë fjalën përfundimtare (Video)

Prokuroria e ka thënë  fjalën e vet në rastin e gjykimit ndaj Fatmir Limajt dhe të tjerëve.

Nën akuzën për krim të organizuar, abuzim me detyrën zyrtare, dhënie e marrje ryshfeti Limaj bashkë me Shpëtim Telakun, Endrit Shalën, Nexhat Krasniqin e Flormi Zukën, u paraqitën dje në Gjykatë.

Prokurori Charles Hardaway është ndalur në dy çështje kyçe që sipas tij mbrojtja i përdor  si armë të vetën, njofton Klan Kosova.

Sipas tij, pretendimi i Limajt, se ndaj tij është organizuar një komplot politik nga vendor e ndërkombëtar nuk mund të merret parasysh.

Prokurori ndër të tjera ka thënë se brenda MTPT-së, sa Limaj ishte ministër, kishte ndërhyrje politike në anën civile.

Ndërkohë seanca do të vazhdojë edhe sot ku fjalën përfundimtare do ta japë mbrojtja.

Më poshtë mund ta ndiqni kronikën e zgjeruar të përgatitur nga gazetari Dibran Istrefi për seancën e djeshme të rastit Limaj.

Më Shumë

Vdes një person në Prizren, u lëndua në shtëpinë e tij

Një person ka ndërruar jetë dje në Prizren. Sipas raportit të policisë viktima ishte lënduar në shtëpinë e tij dhe se rasti është nën hetime. “Është...

Suhareka në zi, Muharremaj reagon pas vdekjes së Flamur Kuçit

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka njoftuar për ndarjen nga jeta të Flamur Kuçit, i cili ka vdekur në moshën 37-vjeçare. Në një...

Lajmet e Fundit