6.2 C
Prizren
E martë, 10 Shkurt, 2026

Shekulli i vështirë i shqiptarëve

Historianët vlerësojnë se për më shumë se një shekull pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë shqiptarët kanë përjetuar situata shumë të vështira duke u përballur me luftëra, me diskriminim të vazhdueshëm, me kriza ekonomike e sociale. Megjithatë, sipas tyre, ky popull formalisht mund të ndihet mirë sepse tashmë ka dy shtete shqiptare dhe një realitet të ri gjeopolitik në rajon, shkruan sot, gazeta Zeri.

Nëntori i këtij viti shënon 105-vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, meqë më 28 nëntor të vitit 1912 në Vlorë u ngrit flamuri shqiptar.

Ndonëse pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë shumë prej trojeve shqiptare mbeten jashtë kufijve administrativë, 28 Nëntori vazhdon të mbetet festa e cila i unifikon gjithë shqiptarët kudo që janë.

Kështu konsiderojnë historianët e trojeve shqiptare, të cilët thonë se shqiptarët nuk e kishin aspak të lehtë të rrugëtojnë përgjatë këtyre 105 vjetëve. Madje sipas tyre, shqiptarët e mbetur jashtë shtetit të miratuar nga fuqitë e mëdha përgjatë viteve përjetuan tmerre, duke u përballur shumë herë me spastrime etnike.

Me këtë rast ata kanë vlerësuar se statusi i tyre në Ballkan ende nuk është zgjidhur përfundimisht, as pas kalimit të kësaj periudhe kohore.

Lidhur me këtë përfaqësuesit e shqiptarëve në Luginë të Preshevës kanë thënë se shqiptarët atje janë më të diskriminuarit e kombit, meqë atyre nuk u lejohet as përdorimi i flamurit kombëtar për një festë siç është 28 Nëntori.

Ndërkohë, duke folur për të ardhmen e shqiptarëve në gjitha trojet historianët e politologët janë shprehur optimistë se e ardhmja e tyre do të jetë bashkimi, në një nëntor të tretë (pas ngritjes së flamurit në Krujë më 1443 dhe në Vlorë më 1912).

Më Shumë

Zyrtare: Leci largohet nga Liria

Liria ka njoftuar zyrtarisht largimin e trajnerit të ekipit të parë, Liridon Leci, nga drejtimi i skuadrës, raporton PrizrenPress. Përmes një njoftimi publik, klubi prizrenas...

Drejtoresha e DKA-së në Prizren mbledh drejtorët e shkollave për sigurinë dhe fillimin e gjysmëvjetorit të dytë

Drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit (DKA), Luljeta Veselaj Gutaj, mbajti sot takim me drejtorët e shkollave të Komunës së Prizrenit, ku u diskutua...

Lajmet e Fundit