19.2 C
Prizren
E hënë, 5 Maj, 2025

VV në Prizren: PDK-ja po shpif (Foto)

Lëvizja Vetëvendosje në Prizren, vlerëson se PDK-ja po shpif kur po flet për “trenin bullgar”.

“Më 19 Nëntor, qytetarët kanë shprehur vullnetin e tyre për t’i dhënë fund qeverisjes suaj që e degradoj Prizrenin. Tash është koha e themelimit të qeverisjes së re të drejtuar nga Lëvizja “VETËVENDOSJE!”. Për një Prizren që tashmë ka shpresë”, thuhet në komunikatën e VV-së në Prizren.

Ky subjekt politik, ka publikuar edhe një foto të Sekretarit të PDK-së , Nijazi Kryeziut, në në Shkollën Teknike gjatë ditës së zgjedhjeve.

Komunikata e plotë e VV-së në Prizren

Akuzat shpifëse të PDK-së të paraqitura sot në konferencën e tyre janë sa skandaloze, aq edhe të paskrupullta.PDK le të përgjigjet së pari sa vëzhgues i ka pasur në Qendrën votuese “11 Marsi” (mbi 100 sosh), sa brenda vendvotimeve, sa në korridorin e shkollës dhe sa në oborr, e sa e sa jashtë duke blerë vota.

Në këtë vendvotim për gjatë tërë kohës ka qëndruar aparati i qeverisë komunale, si Nijazi Kryeziu e shumë drejtorë e zyrtarë të tjerë, me apo pa kartela të vëzhguesve. Sa ironike ata që njihen zyrtarisht dhe botërisht për blerje industriale votash po akuzojnë për “trena bullgarë”!

PDK le të përgjigjet me ç’farë qëllimi iu thotë komisionerëve të vet se kopjet e FPR që duhet të ngjiten në derën e vendvotimit me i dërgu në zyret e tyre dhe paguhen me extra 20 euro ata që i dërgojnë atje.
Normal për neve na është dashtë t’i fotografojmë ato para se të zhduken në zyret e PDK-së!

Të gjithë Menaxherët e Qendrave votuese ishin drejtorët e shkollave ( militantë të PDK-së ) dhe janë të obliguar t’i shërbejnë atyre me gjithëfarë video shpifëse.

Kutiat e votimit janë kompetencë e kryesuesit të KVV-së dhe ato normal që barten pasi të janë mbyllur me shirita të sigurisë numrat e të cilave shënohen në FPR dhe kontrollohen në KKZ e pastaj edhe në QNR, ku rezulton që asnjëra s’ka pasut mospërputhje. Dyshojnë në bartjen e tyre, normal ato nuk ecin vet !

Minibusët dhe veturat që bëjnë transportin e kutive kontraktohen nga KKZ në Prizren.
Më 19 Nëntor, qytetarët kanë shprehur vullnetin e tyre për t’i dhënë fund qeverisjes suaj që e degradoj Prizrenin. Tash është koha e themelimit të qeverisjes së re të drejtuar nga Lëvizja “VETËVENDOSJE!”. Për një Prizren që tashmë ka shpresë.

P.S. Në foton e parë është Nijazi Kryeziu në Shkollën Teknike gjatë ditës së zgjedhjeve dhe në foton e dytë mund ta shihni listën e transportuesve të KKZ.

Më Shumë

E refuzoi në BBVA/ G Bani dhe Valbona bashkohen me njëri-tjetrin?

G Bani dhe Valbona Mhilli ishin dy nga personazhet më të përfolur të Big Brother VIP 4, të cilët u dukën se disa herë...

Në Gjonaj të Hasit sonte nisi edicioni i 36-të i Festivalit “Hasi Jehon”

Nata e parë i kushtohet SHKA “Malësori”, nikoqire e festivalit, që këtë vit feston 50 vjetorin e themelimit. Në hapje mori pjesë edhe kryeministri në...

Lajmet e Fundit