5.2 C
Prizren
E diel, 15 Shkurt, 2026

Pse Aida Dërguti ia dedikoi fitoren e VV’së në Prizren Zafir Berishës?

Deputetja e Vetëvendosjes, Aida Dërguti, para pak ditësh, në një postim në Facebook, e kishte falëndëruar publikisht anëtarin e Nismës, Zafir Berishën, për kontributin e tij në fitorën e Vetëvendosjes në Prizren.

Dërguti i kishte thurur lavde Berishës, por edhe LDK’së e përkrahësve duke lënë të kuptohet se fitorja e VV’së në masë të madhe ishte meritë e të tjerëve jashtë Lëvizjes.

Ndaj Dërgutit pati pati reagime nga aktivistë e adhurues të Lëvizjes Vetëvendosje e kritikuan Aida Dërgutin, për faktin se ajo nuk i jepte merita Albin Kurtit për fitoren në Prizren.

Dërguti nuk e përmendi ndikimin e Kurtit në fitoren e Mytaher Haskukës në zgjedhjet lokale, teksa falënderonte kryetarin e degës së NISMA-s në Prizren, Zafir Berishën; parti e cila kishte lidhur një marrëveshje koalicioni për balotazh, me Lëvizjen Vetëvendosje.

“Meqë përfundimisht u konfirmua fitorja e Mytës në Prizren, i kam borxh një falenderim publik deputetit Zafir Berisha për angazhimin e sinqertë dhe kontributin e jashtëzakonshëm në fitoren tonë në Prizren”, shkruante Dërguti në Facebook, para tre ditësh.

E gjatë ditës së sotme, fillimisht u publikuan disa letra të shkëmbyera mes zyrtarëve të lartë të Vetëvendosjes, për shkak të një fyerje që i kishte bërë deputetja Dërguti, Albin Kurtit, para gjithë Grupit Parlamentar.

Më pas u mor vesh se Dërguti e kishte quajtur m** Kurtin në një grup të deputetëve të VV’së në Viber.

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/pse-aida-derguti-ia-dedikoi-fitoren-e-vv-se-ne-prizren-zafir-berishes-472081/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Më Shumë

14 vjet nga tragjedia në Restelicë

Sot shënohen 14 vjet nga një prej tragjedive më të rënda natyrore në Kosovë, kur fshati Restelicë në komunën e Dragashit u godit nga...

Nënkryetar komune apo deputet, flet Kujtim Gashi

Kujtim Gashi ka fituar votat e nevojshme për të qenë pjesë e Kuvendit të Kosovës. Nënkryetari i komunës së Prizrenit, Kujtim Gashi ka thënë...

Derbi në Prizren

Lajmet e Fundit