Bali Muharremaj pranon nga Sali Asllanaj detyrën e kryetarit të Suharekës

Kryetari i ri i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka pranuar sot detyrën e të parit të Komunës nga ish kryetari Asllanaj. Ai me këtë rast ka deklaruar se do të jet kryetar i të gjithë qytetarëve, pa dallim përkatësie politike.

“Do të vazhdojë projektet e mbetura dhe do të angazhohem për të mirën e qytetarëve” tha Muharremaj.

Me këtë rast ai ka bërë publike edhe emrin e nënkryetarit të Komunës që do të jetë Mihrije Suka, profesoreshë e Shkollës profesionale “Avdyl Ramaj” dhe kryetare e Forumit të Gruas së AAK-së dega në Suharekë.

Më Shumë

Shkolla “Zenun Çoçaj” në Gjonaj mban mbledhje komemorative për mësimdhënësin dhe veprimtarin e çështjes kombëtare Ismet Reka

Në Shkollën Fillore dhe të Mesme të Ulët “Zenun Çoçaj”, në objektin e ndarë në fshatin Gjonaj të Hasit, të mërkurën u mbajt mbledhje...

Haziz Hodaj kërkon ndaljen e përçarjeve në LDK: Energjia të drejtohet te bashkimi, jo te akuzat

Kuvendari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Prizren, Haziz Hodaj, ka kërkuar ndaljen e përçarjeve dhe përplasjeve të brendshme në parti. Ai u ka ...

Lajmet e Fundit