8.5 C
Prizren
E mërkurë, 22 Prill, 2026

Drejtori i shkollës në Kabash të Hasit: Po punojmë me gjenerator

Drejtori i shkollës “Dëshmorët e Hasit” në Kabash të Hasit, Adem Morina, thotë se procesin mësimor është duke e mbajtur me gjenerator.

“Edhe ngrohja për nxënës është duke funksionuar me gjenerator, prandaj procesi mësimor po zhvillohet në suaza të normales”, tregon Morina.

Ai, i ka bërë thirrje KEDS-it që sa më shpejt të intervenojnë në rregullimin e rrymës në këtë fshat.

“Unë kërkoj nga KEDS që të ndërmerr masa në rregullimin e energjisë elektrike”, shprehet ai.

Morina premton se nuk do të lejojë që në mungesë të rrymës t’i mërdhi nxënësit.

“Kam qenë dhe do mbes i përkushtuar që cilësia dhe edukimi të jetë në nivel”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Gjysmëfinalet e zjarrta

Katër skuadra kanë mbetur në garë për trofeun e çmuar dhe më të rëndësishëm të vitit. Trepça, Bashkimi, Bora dhe Peja synojnë titullin e...

Defekt në rrjetin kryesor, ndërpritet furnizimi me ujë në disa zona të Rahovecit

Kompanis  Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” ka njoftuar për ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm në disa zona të Rahovecit, si pasojë e një...

Lajmet e Fundit