6.5 C
Prizren
E shtunë, 25 Prill, 2026

Këta janë drejtorët e Smajl Latifit

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, pas betimit të tij si Kryetar i Komunës për katër vitet e ardhshme, ka filluar kompletimin e kabinetit të tij duke i nënshkruar vendimet për emërimin e nënkryetarit, shefin e kabinetit në zyrën e Kryetarit, asistentin administrativ në kabinetin e Kryetarit, zyrtarin për logjistik në zyrën e Kryetarit dhe emërimin e shtatë drejtorëve.

Bazuar në vendimet e nënshkruara nga ana e kryetarit Latifi, nënkryetar i Komunës është Fatmir Iska, shef i kabinetit në zyrën e kryetarit Veli Gashi, asistent administrativ në zyrën e kryetarit Vajdin Berisha dhe Ruzhdi Krasniqi, zyrtar për logjistik në zyrën e Kryetarit.

Drejtorët e emëruar janë: Avni Morina, drejtor i Drejtorisë Komunale të Arsimit, Përparim Krasniqi drejtor i Drejtorisë për Shërbime Publike, Samir Mustafa drejtor i Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Ervin Hoxha drejtor i Drejtorisë për Kulturë Rini dhe Sport, Afrim Limani, drejtor i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, Besnik Hoti, drejtor i Drejtorisë për Inspektim dhe Berat Duraku, drejtor i Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Malisheva pret Ballkanin, debuton “Profesori”

Malisheva do të jetë nikoqire e Ballkanit në kuadër të javës së 29-të të Albi Mall Superligës së Kosovës, në një përballje me peshë...

Ndërron jetë mësuesi Hylmi Sylejmani nga Dragashi

Ka ndërruar jetë mësuesi me përvojë shumëvjeçare nga fshati Blaç i Dragashit, Hylmi Sylejmani, një figurë e njohur në fushën e arsimit dhe edukimit. Lajmin...

Lajmet e Fundit