7.1 C
Prizren
E premte, 1 Maj, 2026

Prizren: Dënohet me 4 mijë euro polici, Kujtim Kryeziu

Gjykata Themelore në Prizren, të enjten, e ka dënuar me gjashtë muaj burgim dhe me një mijë euro gjobë, zyrtarin policor Kujtim Kryeziu, i akuzuar për marrje të ryshfetit.

Atij, gjithashtu i është ndaluar edhe ushtrimi i funksioneve në Policinë e Kosovës në afat prej dy vjetësh.

Krahas Kryeziut, akuzohej edhe zyrtarja policore Lindita Haxhaj, por e cila është liruar nga akuza për marrje të ryshfetit.

Pas shpalljes së aktgjykimit nga gjykatësi Skender Çoçaj, mbrojtësi i tashmë të dënuarit Kryeziu, avokati Bestar Kolgeci, i ka kërkuar trupit gjykues që dënimin me burg t’ia zëvendësoi në dënim me gjobë.

Ky propozim është aprovuar nga trupi gjykues, me ç’rast Kryeziut, dënimi me burg i është zëvendësuar në dënim me gjobë në shumën prej 3.000 euro. Pas kësaj, atij i është shqiptuar dënimi unik me gjobë në shumë prej 4.000 euro, i cili duhet të paguaj në afatin prej dy muajsh pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit.

I akuzuari Kujtim Kryeziu, e kishte pranuar fajësinë gjatë shqyrtimit të mbajtur më 12 dhjetor 2017, ndërsa ishte deklaruar e pafajshme e akuzuara Lindita Haxhaj.

Zyrtarët policorë Kryeziu dhe Haxhaj, akuzoheshin se më 3 shkurt 2017, në Prizren, kanë ndaluar një qytetar për kundërvajtje dhe nga i njëjti kanë kërkuar ryshfet për të mos i shqiptuar dënimin me gjobë.

Sipas aktakuzës, i akuzuari Kujtim Kryeziu i ka thënë qytetarit të ndaluar që të vendosë 15 euro në librezën e makinës dhe t’ia sjellë atij. Ai akuzohej se pasi që qytetari ka vepruar sipas udhëzimeve, ai është liruar të vazhdojë rrugën pa u dënuar. Kujtim Kryeziu, gjithnjë sipas aktakuzës, nga paratë e marra, ia kishte dhënë 5 euro të akuzuarës Lindita Haxhaj./betimiperdrejtesi/

Më Shumë

Liria mposhtet në derbi, humb terren në garën për Superligë

Liria është mposhtur nga Vëllaznimi në Gjakovë, duke humbur pikë të rëndësishme në garën për Superligë. Goli i vetëm i takimit u shënua në minutën e...

Avdyli: Nuk do të jem kandidat i VV-së, s’e di nëse do të jem në ndonjë listë tjetër

Deputeti nga Grupi Parlamentar i LVV-së, Haxhi Avdyli, ka bërë të ditur se nuk do të jetë kandidat i kësaj partie, as i GUXO-s,...

Lajmet e Fundit