Ekstradohet nga Britania i dyshuari për vrasjen e kryer në Prizren në vitin 2013

Policia në Prizren njofton se është arrestuar një person i dyshuar për një vrasje të kryer në vitin 2013.

Me datën 04 qershor të vitit 2013, në rrugën “Qazim Berisha”, afër rrethit të Bazhdarhanes pati ndodhur një vrasje e rëndë me ç’ rast një qytetar i Shqipërisë e pati vrarë motrën e tij dhe kishte arritur të ikte në drejtim të panjohur. “Hetuesit rajonal në asnjë moment nuk i kishin pushuar hetimet lidhur me rastin dhe së fundmi kanë arritur që të sigurojnë informacione për të dyshuarin i cili po fshihej në Britani të Madhe dhe falë bashkëpunimit të Policisë së Kosovës dhe asaj Britanike, sot është ekstraduar në Policinë e Prizrenit”, njofton policia.

Të dyshuarit S. K. pas intervistës në prani të avokatit mbrojtës, nga prokurori i shtetit i është lëshuar vendimi për ndalim për 48 orë.

Më Shumë

Ardian Krasniqi shpallet kampion i Evropës pasi mposhti Vinko Zadro

Boksieri Ardian Krasniqi ka arritur një sukses të madh në karrierën e tij, duke mposhtur kroatin Vinko Zadro dhe duke u shpallur kampion i...

15-vjeçari në Dragash gjen para në rrugë dhe i dorëzon në polici

Një fëmijë 15-vjeçar ka dorëzuar në Polici një kuletë me të holla që e kishte gjetur derisa po lëvizte në rrugën Dragash-Brod, afër fshatit...

Lajmet e Fundit