10.8 C
Prizren
E enjte, 19 Shkurt, 2026

Po shuhen statistikat e Cristiano Ronaldos

417 ndeshje, 422 gola – kjo statistikë e frikshme e Cristiano Ronaldos po shuhet dita ditës.

Më shumë gola se ndeshje – kjo është statistika që Cristiano Ronaldo vazhdon të mburret pas shumë e shumë rekordeve tjera që ka thyer me fanellën e Real Madridit.

Por, kjo statistikë e CR7 po shkon drejt shuarjes, sigurisht nëse portugezi vazhdon me formën e dobët.

Në 23 paraqitje në të gjitha garat, Ronaldo ka shënuar 16 gola, shtatë gola më pak se ndeshje – çka do të thotë se nga 12 gola që kishte më shumë se ndeshje me Realin, Ronaldo ka tani vetëm pesë gola më shumë se ndeshje dhe kjo statistikë do të shuhet nëse ai nuk kthehet të gjejë më shpesh rrjetën.

Ai ka realizuar vetëm katër gola në La Liga, sezoni më i dobët me fanellën e Realit, por edhe në karrierë në përgjithësi. Hera e fundit kur kishte shënuar katër gola në ligë, ishte sezoni 2003/04 me fanellën e Manchester Unitedit.

Sido që të jetë, Ronaldo ka edhe shumë ndeshje para dhe mundësi për të ndryshuar për të mirë, për çka edhe ka nevojë Madridi pasi pa golat e portugezit, Reali po vuan të gjejë vazhdimësinë këtë sezon dhe aktualisht gjendet në pozitën e katërt në La Liga me 16 pikë prapa liderit, Barcelonës.

Më Shumë

Finalja e Kupës së Kosovës zhvillohet në Rahovec

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) ka vendosur që finalja e Kupës së Kosovës këtë sezon të zhvillohet në Rahovec. Sipas njoftimit...

Fermerët e Malishevës përkrahen me teknologji moderne bujqësore

Komuna e Malishevës ka nënshkruar dje një marrëveshje bashkëpunimi me Islamic Relief Kosova për të mbështetur fermerët lokalë me pajisje moderne bujqësore. Sipas njoftimit, ky...

Lajmet e Fundit