Rrugët në Malishevë, me vështirësi të kalueshme

Reshjet e pandërprera të borës, që kanë filluar në mëngjes dhe kanë vazhduar gjatë gjithë ditës së sotme, kanë sjellë vështirësi në qarkullim, pothuajse në të gjitha rrugët në territorin e Komunës së Malishevës. Gjendja më e vështirë është në vendbanimet malore, edhe pse kompania kontraktuese, është duke bërë pastrimin e borës në rrugët e këtyre fshatrave.

Sipas drejtorit të Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Milazim Morina, rrugët janë të kalueshme, por ka vështirësi, pasi bora po bie vazhdimisht dhe rrugët po mbulohen me borë. Morina, i cili gjatë ditës së sotme, ka qëndruar edhe në fshatrat e thella malore, si në Berishë dhe Fshat të Ri, tha se “kompania kontraktuese është duke pastruar rrugët, por ato shumë shpejt mbulohen nga bora”.

Drejtori Morina, gjithashtu ka theksuar, se edhe rrugët rajonale, që janë kompetencë e Ministrisë së Infrastrukturës, gjithashtu janë vështirë të kalueshme, pasi deri pas orës 16:00, nuk është intervenuar në pastrimin e rrugëve.

Përndryshe, bora ka mbuluar të gjitha rrugët dhe rrjedhimisht edhe qarkullimi është i vështirësuar, por rrugët janë të hapura.

Më Shumë

Haxhiu: Masakra e Korishës, një nga ngjarjet më të rënda të luftës në Kosovë

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë homazhe sot në Korishë të Prizrenit. Ajo, ka thënë se sot përkulemi...

Abdixhiku propozon Vjosa Osmanin bartëse të listës së LDK-së dhe kandidate për presidente

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka propozuar që Vjosa Osmani të jetë kandidate për presidente dhe bartëse e listës zgjedhore të...

Lajmet e Fundit