18.3 C
Prizren
E premte, 12 Shtator, 2025

Washington Post: Turqia gati për një luftë me aleatët e SHBA-së

Shtetet e Bashkuara e kanë gjetur edhe një herë veten midis zjarrit të dy aleatëve, të cilët po përgatiten për luftë, raporton Washington Post.

Turqia, e provokuar nga plani i SHBA-së për kurdët në Siri, tashmë ka vendosur tanket përgjatë kufirit, ndërsa zyrtarët e Uashingtonit po përpiqen të shmangin eskalimin e situatës.

Administrata e Presidentit Trump ka devijuar nga marrëveshja e planifikuar e sigurisë në pjesën verilindore të Sirisë, pasi Turqia kërcënoi të niste një ofensive në anën tjetër të kufirit kundër kurdëve sirian.

Mevlut Çavusoglu, ministri i jashtëm turk, tha se retorika e re erdhi si përgjigje ndaj shqetësimeve të Turqisë lidhur me marrëdhëniet e SHBA-ve me kurdët sirianë.

Ndërsa Ankaraja ka hartuar plane për të nisur operacionet ushtarake në Siri, CNN-i turk tha se qeveria turke ka dërguar shefin ushtarak Hulus Akarit në Moskë për të siguruar konsensusin e Rusisë.

Duke pasur parasysh se Rusia kontrollon qiellin mbi zonën të cilën Turqia planifikon të sulmojë, kjo mund të prishë planet e Ankarasë dhe të çojë në rrëzimin e avionëve turq.

Siria, megjithatë, paralajmëroi të enjten se është e gatshme të rrëzojë avionët turq nëse trupat e tyre sulmojnë enklavën kurde të Afrinit në kufirin e dy shteteve, që do të mund të çojë në një konflikt të ri rajonal.

Një luftë e tillë ka gjithashtu rrezikun e ndërhyrjes së Shteteve të Bashkuara, e cila është në marrëdhënie të ngushta me kurdët dhe Turqinë (aleati i NATO-s), dhe shpesh ndodhet në udhëkryq midis interesave të dy aleatëve, përfundon analiza e Washington Post.

Më Shumë

Haradinaj: Prizreni, simbol i bashkimit, sot na bashkoi për sport

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj është goxha aktiv në jetën sportive. Edhe sot, ai ka ndarë me publikun copëza të aktivitetit të tij sportiv në...

Me kërkesë të avokatit ndërpritet gjykimi në rastin “Kobra”

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, këtë të premte, me kërkesë të mbrojtësit të të akuzuarit Dibran Hoxha, avokatit Florent Latifaj, është ndërprerë gjykimi në...

Lajmet e Fundit