Përkujtohen dëshmorët Skender Rexhepi dhe Fitim Duraku

Në 19’të vjetorin e rënies heroike të dëshmorëve të kombit Skender Rexhepi-Hekuri nga fshati Mrasori dhe Fitim Duraku-Fita nga fshati Krusha e Madhe të Komunës së Rahovecit, me datë 21 Janar u mbajt tubim përkujtimor dhe u bënë homazhe tek varrezat e dëshmorëve në Krushë të Madhe dhe tel lapidarit të dëshmorëve në fshatin Fortesë.

Në nderime, homazhe dhe tubim përkujtimor, kanë marrë pjesë Smajl Latifi, Kryetar i Komunës së Rahovecit me bashkëpunëtor, familjar, bashkëluftëtar të dëshmorëve, përfaqësues të OVL e UÇK-së dega në Rahovec si dhe qytetar të shumtë.

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, në fjalimin e mbajtur ka thënë se sot po i nderojmë dëshmorët e kombit Skënder Rexhepi dhe Fitim Duraku, në 19-vjetorin e rënies së tyre. Shëmbëlltyra e tyre do t’ju shërbejë shumë gjeneratave. Lufta dhe rënia e tyre janë dëshmi se luftëtarët e UÇK-së e deshën lirinë më shumë se gjithçka tjetër në këtë botë. Rënia në krye të detyrës, duke hyrë thellë në territorin e pushtuar nga armiku, flet për gatishmërinë dhe guximin e tyre dhe kjo duhet vlerësuar lartë. Prandaj, do të kujtohen dhe nderohen për këtë sakrificë madhore

Më Shumë

Prizreni shënon Ditën e Zjarrfikësve me aktivitet vetëdijesues

Në kuadër të Ditës së Zjarrfikësve të Prizrenit, kryetari i Komunës, Shaqir Totaj, së bashku me drejtorin e Emergjencave dhe Sigurisë, Sead Arifi, si...

Ekzekutohen pagesat prej 100 eurosh për studentët

Ministri në deryrë i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se sot është realizuar ekzekutimi i pagesave për studentët përfitues në kuadër të Pakos për Përballje...

Lajmet e Fundit