13.6 C
Prizren
E martë, 28 Prill, 2026

Dragash: Nënkryetari i komuniteteve zgjidhet jashtëligjshëm

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka vlerësuar se vendimi i Kuvendit të Komunës së Dragashit për zgjedhjen e nënkryetarit të Komunës për komunitete është në kundërshtim me legjislacionin në fuqi.

Niveli qendror ka bërë të ditur se në rastin e Dragashit, nënkryetari i Komunës për komunitete duhet të jetë nga radhët e komunitetit goran, si komuniteti më i madh joshumicë në këtë komunë. Nga ana tjetër, zyrtarët e lartë të Komunës së Dragashit kanë theksuar se nënkryetari për komunitete është zgjedhur nga radhët e partisë së komunitetit joshumicë, që ka marrë më së shumti vota në zgjedhjet e fundit lokale, shkruan sot Koha Ditore.

Ndërkohë, vetë nënkryetari për komunitete, që vjen nga radhët e komunitetit boshnjak, Sherif Aga, ka bërë të ditur se ai ka marrë mbështetjen e këshilltarëve të KK-së në dy raunde të votimit, përkatësisht si nga këshilltarët e komuniteteve joshumicë, ashtu edhe nga këshilltarët e komunitetit shumicë, duke krijuar një situatë pozitive në Dragash…

Më Shumë

Vëllaznimi – Liria, sot derbi për Superligë

Pas një kohe të gjatë, sot të gjitha rrugët e qytetit çojnë drejt stadiumit “Shani Nushi” në qytetin e Gjakovës, ku Vëllaznimi rikthehet të...

Arrestohen dy persona në Prizren, iu gjet kokainë, para e armë

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Prizren, pasi dyshohen për shitje dhe shpërndarje të kokainës. Ata janë prangosur, pasi paraprakisht janë zhvilluar kontrolle...

Lajmet e Fundit