5.7 C
Prizren
E hënë, 3 Shkurt, 2025

Monaco blen 16-vjeçarin Pellegri për 31 milionë euro

Çmenduritë e merkatos nuk kanë kufi. Lëvizja e radhës, që kalon logjikën e shpenzimeve vjen nga Monaco. Klubi nga Principata bleu për 31 milionë euro 16-vjeçarin Pietro Pellegri nga Genoa. Shifrat janë po kaq mbresëlënëse edhe në marrëveshjen që sulmuesi adoleshent do të firmosë menjëherë pas vizitave mjekësore. Skuadra franceze ka përgatitur kontratën 5-vjeçare për lojtarin, me pagën që nis nga një milion euro në vitin e parë, për tu rritur në sezonet në vazhdim.

Investimi është i rëndësishëm, edhe sepse bëhet fjalë për një prej talentëve më të mëdhenj të futbollit italian dhe atij europian. Pellegri ishte bërë protagonist më 28 Maj 2017, në ditën e lamtumirës nga futbolli të një legjende si Francesco Totti. Djaloshi 16-vjeçar mori një pjesë të vëmendjes, sepse në sfidën e fituar 3-2 nga Roma shënoi një prej golave të Genoas, duke u bërë futbollisti më i ri që realizonte në historinë e Serisë A. Ndoshta një koecidencë e fatit, sepse me një yll që po largohej, sapo kishte lindur një tjetër.

Vetëm gjashtë muaj pas atij goli, Genoa nuk është më skuadra e tij. Pellegri u ble nga Monaco që fitoi garën ndaj Juventusit, me ofertën e parezistueshme prej 31 milionë eurosh, 21 menjëherë në arkat e klubit dhe 10 milionë euro bonus. Genoa do të përfitojë edhe 10 për qind të shifrës nëse lojtari do të shitet në një tjetër skuadër në të ardhmen.
Kur duhen ende disa javë nga festa e 17-vjetorit, Pietro Pellegri numëron 9 ndeshje të luajtura në Serinë A dhe tre gola të realizuar. Pasi shkruajti historinë në futbollin italian, djaloshi do të kërkojë fatin në Principatë, duke u vendosur menjëherë nën urdhërat e trajnerit Leonardo Jardim. Ndoshta ambienti ideal për sulmuesin: nëse je i talentuar, te Monaco luan dhe Kylian Mbappe ishte shembulli më i fundit.

Më Shumë

Kandidati i LDK-së për deputet, Xhavit Ukaj, vizitoi kompaninë “Baresha” në Prizren

Kandidati i LDK-së për deputet, Xhavit Ukaj, ka vizituar kompaninë "Baresha" në Prizren. Ai ka premtuar se nëse do të zgjidhet deputet, do të jetë...

66 aksidente, 19 me të lënduar e 47 me dëme materiale

Policia e Kosovës brenda 24 orëve ka shqiptuar 2 mijë e 39 tiketa trafiku. Në raportin 24-orësh të policisë bëhet e ditur se kanë ndodhur...

Lajmet e Fundit