“Prizreni – familja ime, shtëpia ime, historia ime…”

EC shpall thirrjen për konkursin “Prizreni – familja ime, shtëpia ime, historia ime”. Për të marrë pjesë në këtë konkurs duhet të dorëzohen fotografi të shtëpive të Prizrenit, të realizuara përpara vitit 1990.

Aktiviteti i njëjtë do të zhvillohet paralelisht edhe në Shkodër dhe pas përmbylljes së dorëzimit të fotografive dhe përzgjedhjes së tyre nga juria, do të organizohet një ekspozitë me fotografitë e shtëpive të përzgjedhura nga Prizreni dhe Shkodra në të dy qytetet.

Aplikuesit duhet të dorëzojnë në formë fizike në zyren e EC Ma Ndryshe fotografi të shtëpive të vjetra të Prizrenit përpara vitit 1990. Fotografia duhet të jetë e realizuar nga fasada e jashtme e ndërtesës. Në rast të dorëzimit plotësohet formulari i konkursit me detajet dhe historikun e shtëpisë.

Në momentin e nënshkrimit të Aktit të Dorëzimit së Fotografisë, palët pajtohen si më poshtë:

1. Pronari i fotografisë ka të drejtë të tërheqë fotografinë origjinale, sapo të përfundojë vlerësimi i jurisë,
2. pronarit të fotografisë së përzgjedhur i dhurohet një kopje e albumit “Prizreni – familja ime, shtëpia ime, historia ime”,
3. EC do t’ua kthejë fotografinë origjinale zotëruesit, sapo të mbyllet vlerësimi i jurisë,
4. organizata EC ruan të drejtën e botimit të të gjitha fotografive të përzgjedhura nga Juria,

Afati i fundit për dorëzimin e fotografisë është fundi i muajit Shkurt.

Adresa e dorëzimit të fotografisë: OJQ EC Ma Ndryshe, Rruga “Saraqët” 5, Prizren

Më Shumë

Kuvendi i Prizrenit miraton Kornizën Afatmesme Buxhetore 2027-2029

Kuvendi Komunal i Prizrenit ka miratuar të enjten Kornizën Afatmesme Buxhetore (KAB) për periudhën 2027-2029, pas një debati të gjerë mes anëtarëve të kuvendit...

Theren me thikë dy 19-vjeçarë në Prizren

Janë therur me thikë dy persona të moshës rreth 19-vjeçare në Prizren.   Spitali i Përgjithshëm i Prizrenit ka njoftuar se njëri pacient ka paraqitur disa...

Lajmet e Fundit