21.7 C
Prizren
E martë, 12 Maj, 2026

Gjendet i vdekur në dhomën e tij një 33-vjeçar në Prizren

Në orët e para të mëngjesit, policia ka gjetur një person të vdekur në dhomën e tij në Prizren. Viktima, është emër i njohur për policinë si përdorurës i narkotikëve, mirëpo ende nuk dihet shkaku i vdekjes.

Gjatë një kontrolli, policia e Kosovës është njoftuar nga familjarët e viktimës, i cili u gjet i vdekur në dhomën e tij të gjumit.

Rreshteri Vesel Gashi nga policia rajonale e Prizrenit e ka konfirmuar rastin për Express dhe ka thënë se trupi i pajetë është dërguar në Qendrën e Mjekësisë Ligjore në Prizren për obduksion.

Policia vdekjen e 33-vjeçarit, po e cilëson si rast të dyshimt.

Inicialet e viktimës janë R.L, dhe personi është identifikuar i komunitetit rom, i moshës 33-vjeçare.

Gazeta Express merr vesh se viktima ishte emër i njohur për policinë pasi i njëjti është identifikuar si përdorues i narkotikëve.

Me rastin po merren ekipi i hetuesisë dhe krimi i teknikës.

Rrethanat e vdekjes ende nuk janë bërë të qarta.

Personi u gjet i vdekur në orën 04:55, në rrugën “Sami Koka” në Prizren./GazetaExpress/

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/gjendet-i-vdekur-ne-dhomen-e-tij-nje-33-vjecar-ne-prizren-493284/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Më Shumë

Prizren, refuzohet paraburgimi për pesë të arrestuar në rastin e AKK-së

Gjykata Themelore në Prizren ka hedhur poshtë kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj pesë personave të ndaluar në aksionin e...

Totaj uron Bashkimin për kualifikimin në finale

Bashkimi ka siguruar kualifikimin në finalen e Play-Off-it, pas një fitoreje të rëndësishme të arritur në një atmosferë të zjarrtë sportive, të mbushur me...

Bashkimi në finale

Lajmet e Fundit