Leroy Sané do të mungoj tre muaj

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, nuk do të jetë në gjendje të llogarisë shërbimet e Leroy Sané gjatë tre muajve të ardhshëm, të paktën sipas informatave nga gazeta “L’Équipe”.

Sulmuesi gjerman u lëndua në këmbën e majtë gjatë finales së 1/16 të “Fa Cup”, që “qytetarët” e fituan ndaj Cardiff City (0-2), si rezultat i një ndërhyrjeje brutale nga Joe Bennett.

Kjo ndodhi pak para pushimit 15-minutësh, ndaj iu desh të zëvendësohej. Manchester City lëshoi ënjë deklaratë dje, duke informuar se testet e kryera nga Sané tregojnë se ligamentet e kyçit të majtë janë dëmtuar, megjithëse nuk dha detaje mbi kohën që gjermani do të jetë larg fushave të lojës.

Të dielën, pas ndeshjes, Guardiola tha se “do të jetë së paku dy, tri javë, ose një muaj. Nesër (për sot) do të shohim saktësisht”. Nga ana tjetër, Bennett kërkoi falje publikisht nëpërmjet rrjeteve sociale për ndërhyrjen e tij të ashpër

Më Shumë

Prizreni gati për spektaklin Kosovë – Shqipëri në basketboll

Palestra sportive “Sezai Surroi” në Prizren do të jetë nikoqire e një tjetër ngjarjeje të rëndësishme basketbollistike, ku më 2 korrik, me fillim nga...

Totaj priti delegacionin e Iowa Soccer Association nga SHBA-ja

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot një delegacion të Iowa Soccer Association nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit