10.8 C
Prizren
E hënë, 3 Nëntor, 2025

Zotohet drejtori i ri i Arsimit në Prizren: Nuk do të ketë emërime dhe punësime partiake (Video)

Drejtori i ri i Arsimit në Prizren, Skender Susuri, të mërkurën ka organizuar një bashkëbisedim me gazetarë dhe përfaqësues të mediave lokale në Prizren, për objektivat dhe prioritetet e këtij dikasteri gjatë vitit 2018. Në fillim të bashkëbisedimit me gazetarë, drejtori Skender Susuri, tha se pas marrjes së detyrës, ai në fillim të punës së re ka vizituar institucionet shkollore, për të parë gjendjen aktuale, sfidat dhe gjetjen e mundësive në zgjidhjen e shumë problemeve.

Pas këtyre vizitave, jemi mobilizuar për të pasur më shumë siguri për nxënësit, ndërsa kam marrë vendim që të ndërpritet dukuria e transferëve nga njëra shkollë në tjetërën e mësimdhënësve, pasi që për një gjë të tillë nuk ekziston bazë ligjore, dhe se kjo dukuri si e tillë është praktikuar në baza klienteliste, tha drejtori Susuri.

Ai tha më tej se e tërë puna në këtë dikaster do të jetë transparente, dhe për një gjë të tillë kërkoi që kontribut të japin edhe mediet duke bashkëpunuar ngushtë në promovimin e aktiviteteve të dobishme për arritje të objektivave të duhura që kërkohen për një proces të mirëfilltë edukativo-arsimor në komunën e Prizrenit.

Në pyetjen tonë se mund të ketë presione politike nga partitë që janë në koalicion qeverisës me Prizrenin, për emërime të drejtorëve dhe punësime partiake të mësimdhënësve, që është një dukuri tejet aktive në këtë komunës, drejtori Susuri tha se nuk do t’i nënshtrohet presioneve të tilla, dhe do të angazhohet për kuadro profesionale dhe jopartiake.

“Nëse nuk i përmbahem këtij zotimit, do të largohem nga kjo detyrë”, tha drejtori Susuri.

“Kjo drejtori tashmë ka hartuar një plan të punës për vitin 2018 përmes së cilit synojmë të kthejmë besimin e qytetarëve tek institucionet arsimore , u shpreh Susuri./tvpz/

Më Shumë

Besnik Krasniqi reagon pas dorëheqjeve në AAK-Prizren: Disa njerëz ndërrojnë anë për një vend pune

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Prizren, Besnik Krasniqi, ka reaguar pas dorëheqjes së disa anëtarëve nga subjekti që ai drejton,...

Mitrovica triumfon në Gjonaj me stil kampioni, 4:0 ndaj Drinit të Bardhë

Mitrovica ka regjistruar një fitore të madhe si mysafire ndaj Drinit të Bardhë, duke triumfuar me rezultat bindës 0-4 në Gjonaj të Hasit. Protagonistët e...

Lajmet e Fundit