1.7 C
Prizren
E enjte, 19 Shkurt, 2026

Rrugëtimi i Rashicës – nga Vushtrria në Bundesligë

Një stadium me kapacitet prej 42 mijë ulëseve do të jetë shtëpia e re e Milot Rashicës, djaloshit që ka pasur rrugëtim ëndrrash në karrierën e deritashme në futboll.

Me 21-vjet Rashica do të luajë në një prej kampionateve më të forta në botë, në Bundesligën gjermane, të njohur për numrin e madh të shikuesve. Rashica të mërkurën ka kompletuar transferimin te Werder Bremeni nga skuadra holandeze Vitesse, shkruan sot Koha Ditore.

Te Vitesse kishte kaluar nga Vushtrria dhe ai tashmë ka bërë një pjesë të mirë të rrugëtimit që e ëndërrojnë mijëra të rinj që nisin të luajnë futboll në Kosovë, me shpresë se një ditë do të arrijnë në nivelin e lartë evropian. Për shumicën kjo mbetet vetëm një ëndërr, nisin e përfundojnë karrierën në nivele inferiore, por rasti i Rashicës jep shpresë për shumë të tjerë.

Rrugëtimi i tij shihet si dëshmi që me talentin, përkrahjen nga familja dhe me fatin në shpinë, edhe nga Kosova mund të preken nivelet e larta të futbollit.

Më Shumë

Derbi në Prizren

Spektakli i basketbollit vazhdon në Prizren, kësaj radhe me derbin e javës së 20-të të ProCredit Superligës. Bashkimi - GO+ Peja është sfida kryesore e...

Gjesti kritikon estradën: Ma keni prishë veshin me tallava moderne

Artisti i njohur, Gjesti, ka shfaqur së fundmi kritika të forta ndaj kolegëve të tij në estradë, duke ndezur debate mes ndjekësve për gjendjen...

Pa pranga

Lajmet e Fundit