0.8 C
Prizren
E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Jahaj: Komuna e Prizrenit të kushtëzojë financimin e sportit, me rezultate

Ish-anëtari i Kryesisë së Lirisë në Prizren, Naif Jahaj, kërkon nga Komuna që të kushtëzojë financimin e sportit, me rezultate.

Ai, thotë se deri më tash klubet sportive nuk kanë treguar rezultate në këtë qytet.

“Komuna duhet të ndërrojë qasjen ndaj klubeve dhe të mos keqpërdorë taksat dhe pronat e qytetarëve për një grup njerëzish joadekuat që kanë interesa profitbile”, shprehet Jahaj për “PrizrenPress”

Ai thotë se klubet sportive në Prizren nga paslufta kanë dëmtuar shumë gjenerata.

“Për 18 vjet këto klube në mungesë të rezultateve, kanë dëmtuar talentët”.

Jahaj, i cili është profesor i Edukatës Fizike në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren, thotë se fajtorë për këtë gjendje është Departamenti i Sportit i Komunës së Prizrenit.

“Ky departament nuk ka hartuar politika avancuese, por ka mbështetur njerëzit që kanë pasur interesa të tjera”.

Sipas tij, klubet sportive në mungesë të rezultateve, po e dëmtojnë buxhetin e Komunës dhe bizneset.

“Vite me radhë kanë dëmtuar stadiumin që është pronë e Komunës, pastaj është subvencionuar me taksat e qytetarëve dhe në fund rezultati,’ jo i kënaqshëm”.

Sipas tij, klubet sportive duhet të arsyetojnë financimin me rezultate dhe të shikojnë mundësin e vetëfinacimit.

“Klubet funksionojnë si organizata joqeveritare dhe si të tilla duhet të punojnë që të vetëfinancohen, e jo të funksionojnë duke lypër si lypësar”.

Jahaj, akuzon kryesitë e klubeve sportive që nga paslufta nuk prodhuan talenta.

“Kryesitë nga paslufta nuk arritën të ndërtojnë një klub prodhues të talenteve”.

“Liria e kishte këtë traditë”.

“ Arsyet duhet gjetur tek mosfunksionimi i shkollës në mënyrën e duhur”.

“Aty janë kuadri joadekuat, pastaj kushtet infrastrukturore dhe strategjia e kryesive të cilat nuk kanë pas plan afatgjatë të zhvillimit të klubit”.

“Çdo kryesi është mbështetur në kërkimin e donacioneve- ndihmave nga bizneset e ndryshme për organizimin e klubit duke i dëmtuar këto biznese, pasi që mospjesëmarrja në gara ndërkombëtare ka qen investim i gabuar, sepse ky investim nuk kthehet”

Jahaj, thotë se kryetari i ri i Lirisë, duhet ta ketë një plan se si të arrihet deri të rezultati dhe ky klub të vetëfinacohet.

“Kryetarit të ri të klubit i duhet plani, i cili e sjell klubin tek vetë-financimi e jo plani për të vazhduar rrugën e lypësit, herë tek organet qeverisëse komunale e herë tek bizneset private”.

“Unë nuk po bëjë thirrje që të ndërpritet ndihma menjëherë ndaj klubit qoftë nga Komuna apo nga bizneset, por së pari kryetari duhet të ofrojë planin, i cili në një të ardhme të afërt e sjell klubin deri tek vetëfinancimi, e jo deri në pafundësi të shkohet symbyllur kinse po arrijmë sukses, e po mbajmë klub”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

AKK: Buxheti 2025, i pamjaftueshëm për komunat

Buxheti vjetor komunal është thelbësor për financimin e projekteve të ndryshme. Ai siguron shërbime cilësore për qytetarët dhe kontribuon në zhvillim ekonomik në nivel...

Ballkani triumfon në Superkupën ‘Kosovë – Mërgatë’

Kampioni i Kosovës, Ballkani e ka shfrytëzuar pushimin e kombëtareve për ta pasuruar edhe më shumë kabinetin e trofeve. Therandasit gjatë ditës së sotme kanë...

Lajmet e Fundit