Paralajmërohet rrënimi i ndërtimeve me tejkalime në Prizren

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka bërë të ditur se nuk do të ketë tolerancë për shkeljet e normave ndërtimore në këtë qytet, shkruan sot “Koha Ditore”.

Teksa ka raportuar për intervenimet e fundit të Inspektoratit në Qendrën Historike dhe zonën urbane të Prizrenit, ai ka shprehur qëndrimin se praktika e mosrespektimit të lejeve ndërtimore duhet t’i takojë së kaluarës.

Në të njëjtën kohë ka paralajmëruar gjobitjen e investitorëve dhe rrënimin e tejkalimeve.

Kryetari Haskuka përmes rrjeteve sociale ka njoftuar se gjatë javës së shkuar për shkak të tejkalimit të lejeve, “Drejtoria e Inspektoratit ka ndërprerë punimet në 3 lokacione ndërtimi në Zonën Historike të qytetit dhe 1 tejkalim në zonën urbane”.

“Mosrespektimi i lejeve ndërtimore duhet t’i takojë kohës së kaluar. Në të ardhmen të gjitha objektet me tejkalime do të rrënohen, ndërsa personat përgjegjës do të dënohen, duke marrë përsipër shpenzimet e rrënimit”, ka shkruar Haskuka…

Më Shumë

U rreshtua në krah me Vjosa Osmanin: Ja sa vota numëron deri më tani Haxhi Avdyli

Qendrat Komunale të Numërimit po vazhdojnë procesin e numërimit të votave për kandidatët për deputetë. Sipas të dhënave të përditësuara, deri më tani janë numëruar...

Përkujtohet në Prizren aktori i madh Bekim Fehmiu

Më 15 qershor 2010 u nda nga jeta Bekim Fehmiu, aktori i madh shqiptar dhe një nga figurat më të shquara të kinematografisë shqiptare...

Lajmet e Fundit