8.1 C
Prizren
E martë, 21 Prill, 2026

Ky është kabineti i Begajt

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, sot ka prezantuar kabinetin e ri të qeverisjes me Komunën e Malishevës, për katër vitet e ardhshme. Shumica e të emëruarve, janë emra të rinj, por nuk mungoj as emrat e vjetër, të cilët do ti drejtojnë drejtoritë komunale, ndërsa nga 11 drejtorët e emëruar, një është femër.

Kryetari Begaj, sot i ka emëruar dhe ju ka dhënë detyrat këtyre drejtorëve: Hajrullah Mazreku-drejtor i Drejtorisë së Administratës së Përgjithshme, Blerim Thaçi-drejtor i Drejtorisë për Arsim dhe Edukim, Murat Hoxha-drejtor i Drejtorisë për Bujqësi dhe Pylltari, Valon Mazreku-drejtor i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, Valon Gashi-drejtor i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Bashkim Krasniqi-drejtor i Drejtorisë për Gjeodezi dhe Kadastër, Dibran Kastrati-drejtor i Drejtorisë së Inspektoratit, Besarta Kryeziu-Rama-drejtoreshë e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Liridon Hoti-drejtor i Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Milazim Morina-drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Islam Vrenezi-drejtor i Drejtorisë së Urbanizmit.

Me rastin e emërimit të drejtorëve të drejtorive komunale, Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, i ka uruar të gjithë drejtorët si dhe i ka njoftuar me detyrat dhe obligimet që kanë./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Liria pret Ramiz Sadikun në Prizren, rikthehen Arpagjik’t

Liria rikthehet në shtëpi për ndeshjen e radhës në Ligën e Parë, ku do të përballet me Ramiz Sadikun, raporton PrizrenPress. Takimi do të zhvillohet...

Të gjitha rrugët e Prizrenit çojnë në “Sezai Surroi” të mërkurën

Bashkimi ka bërë thirrje për mbështetje masive të tifozëve në prag të nisjes së gjysmëfinales së “Play-off”-it në ProCredit Superligë ndaj Borës. “E mërkurë, gjithë...

Lajmet e Fundit