NATO i kundërpërgjigjet me një komandë të re në Gjermani kërcënimit rus

Gjermania ka dalë vullnetare që të ndërtojë në territorin e saj një komandë të re logjistike për NATO-n.

Dëshira e Berlinit u shpreh nga ministrja e Mbrojtjes, Ursula von der Leyen gjatë një takimi të Aleancës në Bruksel.

“Gjermania ofron që të shërbejë si shtet mikpritës për këtë komando. Vendet e tjera e kanë mirëpritur këtë”, deklaroi von der Leyen.

Në argumentimin zyrtar thuhet se “objektivi i komandës së re logjistike do të jetë reagimi në kohë rekord në raste krizash dhe kërcënimesh të mundshme”. Por, jozyrtarisht ekspertë të sigurisë ndërkombëtare e cilësojnë këtë hap një kundërpërgjigje të drejtpërdrejtë ndaj politikës agresive ruse në Lindje, kryesisht në vendet e Balltikut.

Vendndodhja dhe numri i ushtarakëve që do të punojnë në komandën e re të logjistikës nuk dihet. Media gjermane përmendin dy zona, Këlnin dhe Bonin, ku në të dyja ndodhen baza të forcave të armatosura gjermane dhe zyrat qendrore të Bundesëehrit.

Që prej krizës së Ukrainës dhe aneksimit të Krimesë nga Rusia, NATO e ka shtuar dukshëm praninë e trupave të saj në Europën Lindore. Tani ajo përshtat edhe strukturën e komandës së saj, për të përshpejtuar zhvendosjen e trupave nga SHBA në Europë dhe brenda Europës.

Më Shumë

Zyrtari i IT-së në Suharekë nderohet me mirënjohje për shërbimin civil

Kryetari i Suharekë, Bali Muharremaj, ka njoftuar se zyrtari i IT-së në Komunë, Qlirim Gega, është nderuar me mirënjohje me rastin e Ditës Ndërkombëtare...

Vidhen dy vetura në Prizren

Në Prizren janë raportuar dy raste të vjedhjes së veturave në lokacione të ndryshme, të cilat janë duke u hetuar nga organet kompetente. Rasti i...

Lajmet e Fundit