14.2 C
Prizren
E hënë, 27 Tetor, 2025

Hoxhaj ngushëllon sekretarin Kerry pas ngjarjeve në Washington

Hoxhaj-Enver5-21Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj i ka dërguar një telegram ngushëllimi sekretarit amerikan të Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John Kerry, pas ngjarjeve tragjike që ndodhën dje në Washington Navy Yard.

Në emër të qytetarëve dhe institucioneve të Republikës së Kosovës, ministri Hoxhaj ka shprehur shqetësimin dhe pikëllimin e madh për ngjarjen, e cila, sipas informacioneve të deritashme, ka shkaktuar disa viktima dhe të plagosur.

Hoxhaj në telegram ka shprehur ngushëllimet dhe solidaritetin e plotë të qytetarëve të Republikës së Kosovës me familjet e viktimave dhe me popullin e SHBA-ve.

“Populli dhe Qeveria e Republikës së Kosovës bashkëndjen në çdo moment dhembjen dhe pikëllimin me familjet të cilat kanë humbur të dashurit e tyre, duke iu bashkuar lutjeve me popullin amerikan që të plagosurit të shërohen sa më shpejt”, thuhet në letër.

Ministri Hoxhaj ka shprehur konsideratat më të larta për autoritetet amerikane për punën e jashtëzakonshme që po bëjnë për tejkalimin e situatës së krijuar.

Më Shumë

Përkujtohet poeti Abdullah Thaçi

Është përkujtuar poeti, Abdullah Thaçi, në dhjetëvjetorin e vdekjes së tij. Shkrimtari dr. Xhevat Sylaj, e  vlerësoi trashëgiminë letrare të Thaçit: “Pas ndarjes nga jeta para...

Arrestohet një person në Dragash pasi ushtroi dhunë fizike ndaj vëllait

Një person është arrestuar në Dragash, pasi i njëjti kishte ushtruar dhunë fizike ndaj vëllait të tij. Kliko videon:https://www.facebook.com/reel/1151855210347371 Policia e Kosovës në raportin 24 orësh...

Lajmet e Fundit