13.2 C
Prizren
E enjte, 7 Maj, 2026

Familja e “Drinit” nuk e pranon dekoratën e Hashim Thaçit

Familja e dëshmorit Ekrem Rexha-“Drini”, nuk e pranon dekoratën e Presidentit, Hashim Thaçi.

“Drini” është në mesin e të dekoruarve  nga  presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në  dhjetëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës

Familja e “Drinit” nuk ka pranuar të flasë për dekoratën e Thaçit.

Ata, kanë thënë se qëndrimin e tyre për këtë çështje e kanë publikuar në “Facebook”.

Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, në vitin 2015, ka dekoruar dëshmorin e kombit Ekrem Rexha-“Drini” me titullin “Nder i Kombit”.

“Kjo është e vetmja dekoratë e dhënë nga njerëzit e Kombit që e pranojmë, respektojmë dhe dashurojmë”, shkruan në “Facebook” familja e “Drinit”.

Burimet e “PrizrenPress”-it bëjnë të ditur se familja e “Drinit” nuk do të pranojë dekoratën e Thacit, nëse do të marrin ftesë nga Presidenca.

Komandanti i UÇK-së Ekrem Rexha -‘Drini’ u vra para shtëpisë së tij në lagjen “Bazhdarhane” në rrethana misterioze, në mëngjesin e 8 majit të vitit 2000, në kohën kur po punonte si drejtor komunal për Emergjencë. Në momentin kritik ai kishte dalë të ndezte veturën për të shkuar në punë, ndërsa ishte qëlluar me armë automatike, derisa po shikonte gomën e parë të veturës, nga ana e shoferit që ishte shpuar qëllimisht.

Për zbardhjen e vrasjes, nën drejtimin e ndërkombëtarëve në Prizren janë mbajtur dy procese gjyqësore, por në mungesë provash, të akuzuarit, ish-pjesëtarë të UÇK-së, por edhe ish-shokë të “Drinit”, janë liruar./PrizrenPress.com/

Më Shumë

“Hasi Jehon”, festivali gjysmë shekullor që ruan traditën

Tre netët e para të majit, malet e fshatit Gjonaj patën jehonë tjetër. Më 1, 2 dhe 3 maj, aty u mbajt Festivali “Hasi Jehon”,...

Bashkimi humb Kenny Wooten para ndeshjes vendimtare ndaj Borës

Bashkimi ka marrë një lajm të rëndë para ndeshjes vendimtare të sezonit, pasi qendra amerikane Kenny Wooten ka pësuar një lëndim në dorën e...

Lajmet e Fundit