27.8 C
Prizren
E hënë, 17 Qershor, 2024

Prizreni, kryeqendra e projektit ‘Muzika: Një urë në mes popujve’

Në kuadër të projektit “Muzika: Një urë në mes popujve”, është realizuar një dokumentar i cili sjellë së bashku mbi 100 muzikantë të rinj nga 10 vende të ndryshme nga Evropa dhe Ballkani Perëndimor, shkruan KultPlus.

Qyteti i Prizrenit shndërrohet në kryeqendër kulturore përgjatë kohëzgjatjes së projektit “Muzika: Një urë në mes popujve”, me nikoqir shkollën më të vjetër të muzikës në Kosovë – ShMM “Lorenc Antoni”.

Përveç organizimit të Master Kurseve, projekti parasheh organizimin e një sërë koncerteve të përbashkëta të nxënësve pjesëmarrës si dhe koncerte të performuara nga profesorët nga Italia.

Merita Koqi, koordinatore e projektit “Muzika: Një urë në mes popujve” ka treguar për KultPlus se këto koncerte, të cilat janë edhe pjesë e dokumentarit janë realizuar në qytete të ndryshme të Kosovës.

“Në ditën e fundit të fazës së parë të projektit organizohet audicioni, ku përzgjidhen nxënësit më të mirë për të vazhduar në fazën e dytë të projektit në Itali. Nxënësit e përzgjedhur për të marrë pjesë në Itali kanë mundësi të ndjekin Master Kurse të një niveli më të avancuar për instrumentet e tyre, të formojnë një orkestër muzikantësh të rinj nga gjithë këto 10 vende, të performojnë në koncerte të ndryshme me bashkëmoshatarët e tyre si dhe të përgatiten për Festivalin e muzikantëve të Rinj të Mesdheut”, ka sqaruar ajo tutje.

Kurse këtë vit e gjithë kjo përvojë e nxënësve të përfshirë në këtë projekt është përmbledhur në një dokumentar të shkurtër që është përgatitur nga një ekip profesionistësh italianë, të cilët e kanë ndjekur këtë projekt ndër vite, premiera e të cilit do të shfaqet më 30 mars në kinon Lumbardhi në Prizren.

Projekti “Muzika: Një urë në mes popujve” ka filluar qysh nga viti 2013, ku organizata italiane IPSIA ka mundësuar organizimin e Master Kurseve në instrumente të ndryshme muzikore, të udhëhequra nga profesorë italianë, si dhe koncerte të përbashkëta.

Duke parë nevojën e nxënësve kosovar për mësimin e teknikave më të reja, performimin si dhe shkëmbimin e përvojave evropiane, organizata në fjalë ka mundësuar edhe binjakëzimin e shkollës së muzikës “Lorenc Antoni”, nga qyteti i Prizrenit me Institutin Muzikor “Angelo Masini”, nga qyteti i Forlisë, Itali.

Në vitin 2014, OJQ IPSIA, ka marrë iniciativë që të zgjerojë këtë mundësi duke i përfshirë edhe nxënësit e shkollave të tjera të cilët vijnë nga e tërë Kosova, duke përfshirë edhe shkollën e muzikës “Stevan Hristi?” nga fshati Stanishor, në komunën e Artanës (Novobërdës).

“Viteve të kaluara ky rrjet i shkollave të muzikës është zgjeruar duke përfshirë shkollat nga gjithsej 10 shtete pjesëmarrëse në këtë projekt, shkollat e muzikës nga regjioni i Ballkanit Perëndimor: Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Mal i Zi, Maqedoni, Serbi dhe Shqipëri si dhe shkollat nga shtetet e Bashkimit Evropian: Itali, Rumani, Slloveni dhe Spanjë”, tregoi Koqi. / KultPlus.com

Më Shumë

Eurosport Italia për Shqipërinë: Skuadër ambicioze, kujdes nga Broja

'Eurosport Italia’ të martën vjen më një shkrim të gjatë për Kombëtaren shqiptare në prag të duelit me Italinë. Shqipëria dhe Italia do të ndeshen...

Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara

Të dielën parashihet të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës thotë se sot pritet të ketë rritje të...

Lajmet e Fundit