Kosovari ushtroi dhunë ndaj dy ish të dashurave, e pëson keq

Gjykata Federale ka vërtetuar dënimin prej katër vjetësh të një kosovari. Ai kishte dhunuar, rrahur dhe ngacmuar dy ish të dashurat. Gjithashtu në fuqi mbetet vendosja e një mase stacionare terapeutike, shkruan “sda.ch”.

Gjykata e kantonit të St.Galler e kishte dënuar në gusht të vitit të kaluar një 29-vjeçar nga Kosova, pasi kishte ushtruar dhunë dhe sundimin e frikës te dy ish të dashurat, përcjell albinfo.ch.

Kjo është konfirmuar edhe nga publikimi i vendimit të mërkurën nga Gjykata Federale.

Gratë u privuan nga vullneti i lirë i veprimit.

Nën presionin psikologjik, ato duheshin të kryenin marrëdhënie seksuale me personin e dënuar.

Përkundër tërheqjes së aktpadisë nga dy ish të dashurat, drejtësia zvicerane nuk u kishte dhënë fund hetimeve. Ato ishin kontaktuar nga familjarët e të dënuarit dhe Gjykata dyshon se mos ndoshta ndaj tyre është ushtruar presion.

Gjithashtu 29 vjeçari vuan nga çrregullimi i personalitetit dissocial – dhe kjo sëmundje e rëndë psikike e shpie atë drejt ushtrimit të veprimeve sadiste.

Andaj mbetet në fuqi vendosja e një mase stacionare terapeutike.

Më Shumë

Liria e Prizrenit mbetet pa tre aksionarë

Liria e Prizrenit  tashmë do t’i bëjë llogaritë pa tre aksionarët nga Prizreni: Valon Osmani, Xhoshkun Dragoj dhe Dardan Kodra. Burime të AL News mësojnë...

Në Vërmicë po rregullohet shtrati i gurrës dhe rruga fushore

Drejtori i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në Prizren, Nderim Kadriaj, ka përcjellë nga afër punimet që po zhvillohen në fshatin Vërmicë, ku po realizohet...

Lajmet e Fundit