Kapen hajnat e shtëpive në Lubizhdë, u gjendet edhe drogë

Hetues policorë të Stacionit Policor “Veriu” kanë arritur t’i identifikojnë dhe t’i arrestojnë gjashtë meshkuj, të gjithë në cilësi të personave të dyshuar ngase ekziston dyshimi i bazuar se ata, në bashkëveprim, kanë kryer vjedhje të rënda nëpër shtëpi në fshatin Lubizhdë, thekson njoftimi i sotshëm i policisë në Prizren.

Gjatë bastisjeve, në dy lokacione janë gjetur dhe sekuestruar si prova materiale: tre televizorë, dy altoparlantë, radio për automjet, bizhuteri të ndryshme. Vlen të theksohet se televizorin e katërt nuk kanë arritur ta vjedhin për shkak të madhësisë dhe është gjetur nga policia.

Gjatë bastisjes, në një dhomë, nën krevat janë gjetur gjashtë kavanozë të mbushur me marihuanë, që peshonte rreth 2 kg e 527 gramë, pajisje për përdorimin e drogës etj.

Pas inicimit të rastit, në prani të avokatëve mbrojtës janë intervistuar gjashtë të dyshuarit, ndërsa i shtati hëpërhë ndodhet në arrati. Me urdhër të prokurorit të shtetit, tre prej tyre janë ndalur nën masën e arrestit policor.

Më Shumë

Edhe lypës, edhe zotni

Prof. Azem Lajqi 1.Në vendin e punës, ka individë që nuk u përgjigjen obligimeve, detyrave dhe përgjegjësive të punës nga e cila paguhen, ndërsa kërkojnë...

Totaj priti veteranët dhe invalidët e UÇK-së: Kontributi i tyre mbetet themel i lirisë sonë

Me rastin e 27-vjetorit të Çlirimit të Prizrenit, kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur përfaqësuesit e shoqatave të dala nga lufta,...

Lajmet e Fundit