8.7 C
Prizren
E diel, 29 Mars, 2026

Mjekët apel shtetit: Mos na rrisni pagat

Duket pak e habitshme, por është e vërtetë. Në Quebec të Kanadasë mjekët kanë firmosur një peticion ku kundërshtojnë rritjen e pagave.

Rritja e pagesës së tyre ishte negociuar nga sindikatat e mjekësisë.

Por, firmëtarët e peticionit thonë se në vend që ti rrisin rrogën atyre, paratë duhen për të financuar më shumë infermierët dhe profesionistë të tjerë të kujdesit shëndetësor.

“Ndërsa pacientët jetojnë me mungesën e qasjes tek shërbimet e kërkuara për shkak të shkurtimeve drastike të viteve të fundit dhe centralizimit të fuqisë në duart e Ministrisë së Shëndetësisë”, thuhet ndër të tjera në peticion.

Deri më tani peticioni është nënshkruar nga më shumë se 700 mjekë të përgjithshëm, specialistë dhe studentë të mjekësisë.

Sipas marrëveshjes me qeverinë më shumë se 10.000 mjekë të Quebecit përfitojnë një rritje page prej 1.4%, duke marrë pagat e tyre vjetore nga 4.7 miliardë në 5.4 miliardë dollarë, sipas CNN.

Një mjek në Kanada paguhet mesatarisht 260,000 dollarë nga ministria e shëndetësisë.

Më Shumë

Trepça e mposht lehtësisht Yllin në Suharekë

Kampionia e Kosovës në fuqi, Trepça ka arritur fitoren e 16 radhazi në elitën e basketbollit kosovar duke e mposhtur Golden Eagle Yllin me...

Ylli i bashkohet Pejës në finale

Golden Eagle Ylli është finalisti i dytë i Ligës Unike. Therandasit në gjysmëfinale fituan ndaj Besëlidhjes me rezultat 63:76. Të enjten do të zhvillohet ndeshja për...

Lajmet e Fundit