Guardiola dënohet 24 mijë euro nga Federata Angleze

Trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola, është dënuar 20 mijë funte dhe i është tërhequr vërejtja që të mos sillet në mënyrë të njëjtë në të ardhmen.

Në humbjen e City-t ndaj Wigan Athletic më 19 shkurt, Guardiola kishte bartur një fjongo të verdhë në mbështetje të të burgosurve në Kataloni, pas referendumit të nëntorit për pavarësi të këtij rajoni nga Spanja, përcjell Klan Kosova.

“Trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola, është dënuar 20 mijë funte dhe i është tërhequr vërejtja për sjelljen e tij në të ardhmen, pasi ka pranuar akuzën nga FA për bartjen e një mesazhi politik, më specifikisht një fjongoje të verdhë, në kundërshtim me rregullat e reklamimit dhe të uniformave të Federatës Angleze”, thuhet në deklaratën e FA-së.

Katalunasi mund të vazhdojë që ta bartë fjongon në konferencat për shtyp para dhe pas ndeshjes, por mbetet të shihet nëse ai do të sigurohet që ta mbulojë atë gjatë ndeshjeve.

Më Shumë

27 vite pas hyrjes së NATO-s në Kosovë, trupat gjermane kaluan përmes Kukësit

Mes mikpritjes, bujarisë, humanizmit, por edhe vështirësive të shumta që kaloi populli i Kosovës me banorët e Kukësit në tre muajt e pranverës së...

Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të diel në autostradën “Ibrahim Rugova”.Sipas pamjeve nga vendi i ngjarjes, aty kanë dalë njësitë policore dhe...

Lajmet e Fundit