Vrasja e vëllezërve në Malishevë, kërkohet paraburgimi i të arrestuarve

Prokuroria në Gjakovë ka kërkuar masën e paraburgimit ndaj të arrestuarve nën dyshimin për vrasjen e dy vëllezërve Maloku në Plloçicë të Malishevës.

Prokuroria e Gjakovës ka kërkuar nga Gjykata Themelore e këtij qyteti që të caktojë masën e paraburgimit ndaj dy personave të arrestuar dje nën dyshimin se kanë kryer vrasjen e dy vëllezërve Maloku në Plloçicë të Malishevës.

Lajmin për KALLXO.com e konfirmoi prokurori i Prokurorisë Themelore të Gjakovës, Agron Matjani.

“Po, sapo dola nga seanca dëgjimore. Ne paraqitëm kërkesat ndaj dy të dyshuarve për paraburgim 30 ditor në lidhje me vrasjen e dyfishtë që ka ndodhur dje në Malishevë”, tha Matjani.

Ai më tutje shtoi se tash pritet vendimi i Gjykatës në Gjakovë për të parë se çfarë mase do të shqiptohet.

Vrasja e dy vëllezërve Maloku ndodhi dje në orët e para të ditës në fshatin Plloçicë të Malishevës.

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/vrasja-e-vellezerve-ne-malisheve-kerkohet-paraburgimi-i-te-arrestuarve-509716/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Më Shumë

Arrestohet një i dënuar me një vit burg për ngacmim në Prizren

Është arrestuar i dënuar për ngacmim M.P. nga Prizreni. Ai ka qenë në kërkim pasi ishte dënuar një (1) vit burg efektiv me vendim...

Prizreni prezanton potencialin ekonomik para bizneseve të diasporës në Zvicër

Drejtori i Administratës në Komunën e Prizrenit, Bexhat Bytyqi, po qëndron në Zvicër, ku po merr pjesë në Konferencën Ekonomike B2B në Lucern, të...

Lajmet e Fundit