Vlorë, një 40-vjeçar vret më sëpatë kushëririn

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në një fshat të Vlorës. Raportohet se 40 vjeçari Dilaver Veshaj ka vrarë me sëpatë kushëririn e tij, 37 vjeçarin me inicialet A.V.

Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Gumenincë të Vlorës. Sipas policisë, 40-vjeçari e ka goditur disa herë në kokë, duke i shkaktuar atij plagë të rënda.

Nga veprimet hetimore paraprake dyshohet se të dy shtetasit janë konfliktuar me njëri-tjetrin për motive të dobëta, dhe më pas autori Dilaver Veshaj e ka goditur disa herë në kokë me mjet prerës (sëpatë), shtetasin A.V., i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Më Shumë

Nga 30 ditë paraburgim për nënë e bir të dyshuar për vrasjen në Prizren

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, për shkak të dyshimit të...

Prizreni organizon edicionin e parë të Festivalit të Kampingut në Vermicë

Drejtoria për Turizëm dhe Zhvillim Ekonomik, në bashkëpunim me Shoqatën e Kampingut “OASIS”, do të organizojnë nga 19 deri më 21 qershor 2026 edicionin...

Lajmet e Fundit