U shënua 19- vjetori i Betejës së Kabashit

Të shtunën në Korishë, është organizuar manifestim përkujtimor për shënimin e përvjetorit të 19-të të Betejës së Kabashit. Pjesë e këtij manifestimi ishin familjarë të dëshmorëve, veteranë e inavlidë të luftës, përfaqësues të institucioneve të ndryshme dhe banorë të këtij lokaliteti dhe fshatrave përreth.Në emër të këshillit organizativ të këtij aktiviteti, ka folur Rexhë Ukaj, i cili tha se në këtë ditë po e shënojmë një datë të rëndësishme të lavdisë, heroizmit dhe krenarisë së djemve të Kabashit.

Ish komandanti batalionit të dytë të UÇK-së në Kabash, Lulzim Kabashi, tha se djemtë e Kabashit luftuan gjithandej Kosovës, duke dhënë gjithçka nga vetja për çlirimin e vendit, duke shtuar se betejat e lavdishme të luftës çlirimtare nuk mund të zbehen, ato edhe sot po kanë jehonë dhe duhet të respektohen e të nderohen edhe në të ardhmen.

Ne emër të Qeverisë së Kosovës, ka folur ministri i Kulturës, Kujtim Gashi, ndërsa në emër të kryetarit të Prizrenit, Mytaher Haskuka, para të pranishmëve ka mbajtur një fjalë rasti deputeti, Arbër Rexhaj, si dhe sekretari i degës së OVL të UÇK-së, Isa Berisha, të cilët thanë sebanorët e Korishës historikisht janë dëshmuar për atdhedashuri, gjë që është përcjellë edhe me luftën çlirimtare të UÇK-së.

Nga një fjalë rasti, gjithashtu kanë mbajtur edhe drejtori i shkollës “ Dëshmorët e Kabashit”, Mustafë Ahmetaj, dhe në emër të familjeve të dëshmorëve, Fatmir Ahmetaj. Për të gjithë të pranishmit në këtë manifestim, është shfaqur një program i pasur artistik nga nxënësit e shkollës së këtij lokaliteti./tvprizreni.com/ 

Më Shumë

Sot temperaturat maksimale deri 27 gradë Celsius

Sot në vendin tonë parashihet mot me vranësira dhe intervale me diell. Vende-vende vranësirat do të shoqërohen me riga lokale shiu. Vende-vende vranësirat do të...

Sot varroset i riu Albian Osmanaj

Sot do të bëhet varrimi i 27-vjeçarit Albian Osmanaj, i cili humbi jetën në ngjarjen e rëndë që tronditi fshatin Kobaj. https://prizrenpress.com/421746-2h/ Sipas njoftimit të familjes,...

Lajmet e Fundit