28.3 C
Prizren
E mërkurë, 10 Shtator, 2025

Përurohet libri “Organizatat Ekstremiste Serbe në Kosovë”

perurimi-librit-180913Është përurua libri ekskluziv “Organizatat Ekstremiste Serbe në Kosovë”, i autores Fitnete Ramosaj. Recensent të librit kanë thënë se autorja Ramosaj, ka pasur guxim të madh dhe me përgjegjësi shkencore ka shprehur në libër veprimtarinë e organizatave ekstremiste serbe dhe ka analizuar ngjarje dhe veprime që janë të vërteta. Ndërsa autorja Ramosaj, u ka bërë thirrje të Institucioneve ose njerëzve kompetent që ta ndihmojnë në përkthimin dhe editimin e librit.
Profesori Gjon Boriqi, e ka përgëzuar Ramosaj, për librin i cili sipas tij ka shumë të vërteta të trishtueshme. Ai tha se fqinjët e shqiptarëve kanë qenë jashtëzakonisht agresiv deri në përdorim të gjenocidit kundër popullit shqiptar.
“I jam mirënjohës koleges Ramosaj, për guximin e madh që pati për të shkruar një libër me të vërteta shumë të mëdha, të trishtueshme mbi të gjitha sepse është e pa mundur të mendohet se mes popujve fqinjë të ekzistoj një urrejtje që shkon deri në gjenocid. Ne shqiptarët e kemi një shprehje që thuhet më afër e kemi fqinjin sesa vëllain në ditë të vështira por çuditërisht fqinjët e Shqipërisë kanë qenë jashtëzakonisht agresiv deri në gjenocid kundër popullit shqiptarë”, ka thënë Boriqi.
Autorja e librit, Fitnete Ramosaj, është shprehur mirënjohëse ndaj të gjithë bashkëpunëtorëve dhe mbështetësve të librit. Ajo u ka bërë thirrje institucioneve dhe njerëzve kompetent që kanë mundësi ti ndihmojnë në editimin dhe përkthimin e librit në gjuhë angleze por edhe në gjuhë të tjera si në qarqe politike, shkencore e ndërkombëtare nëse e shohin të arsyeshme.(Kosovapress)

Më Shumë

Alishani: Vetëvendosje synon rikthimin e Prizrenit

Zëvendësshefja e shtabit zgjedhor të Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren, Dafina Alishani, ka deklaruar se subjekti politik që ajo përfaqëson është plotësisht i...

Driton Selmanaj i LDK-së shpalos vizionin për zhvillimin e Prizrenit

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Prizrenit, Driton Selmanaj, ka prezantuar sonte programin dhe vizionin e tij për zhvillimin e...

Lajmet e Fundit