9.6 C
Prizren
E martë, 11 Nëntor, 2025

Kosova e Challandes e mposht Madagaskarin, debutim ëndrrash për Zhegrovën

Përfaqësuesja e Kosovës ka fituar me rezultat minimal 1-0 në miqësoren ndërkombatare ndaj Madagaskarit.

Kosova ka shijuar fitoren ndaj Madagaskarit në ndeshjen miqësore të zhvilluar në Paris të Francës.

Kjo fitore erdhi në debutimin e trajnerit të ri, Bernard Challandes, ndërsa debutimin në këtë takim e pati edhe talenti Edon Zhegrova, i cili shënoi golin e fitores.

Pjesa e parë e takimit u përshkuan me pak raste shënimi, lojë të dobët, një gol të anuluar për Kosovën dhe një penallti e humbur nga Madagaskari.

 

Mundësitë më të mira për shënim, i pati kombëtarja e Madagaskarit, të cilët shpërdoruan një penallti në minutën e 35-të, goditje e cila qëlloi vetëm shtyllën pingule.

Në anën tjetër, Kosova arriti të gjej golin me anë të Vedat Muriqit, por goli u anulua për pozitë jashtë loje dhe skuadrat shkuan në pushim pa gola.

Në pjesën e dytë, përfaqësuesja jonë hyri furishëm duke gjetur shpejt edhe golin e parë të ndeshjes me anë të Edon Zhegrovës.

Talenti 18-vjeçar shënoi një supergol në minutën e 48-të për 1-0, gol që erdhi në debutimin e tij me fanellën e Kosovës.

Në vazhdim, Kosova arriti të luaj më mirë dhe të krijoj raste teksa e gjeti edhe një gol në minutën e 74-të me anë të Atdhe Nuhiut, por edhe ky gol u anulua nga gjyqtari.

Deri në fund të ndeshjes, Dardanët arritën mirë të menaxhojnë rezultatin dhe në fund morën një fitore të madhe me rezultat 1-0. /Telegrafi/

Më Shumë

Shaqir Totaj falënderon Prizrenin për dashurinë dhe energjinë: Fitorja po vjen

Kryetari aktual i Prizrenit, Shaqir Totaj, i cili po synon edhe katër vjet në krye të komunës, u shpreh i bindur që do të...

Barazim dramatik në Gjonaj: Drini i Bardhë dhe Deçani ndajnë pikët

Ndeshja mes Drinit të Bardhë dhe Deçanit, e cila ishte ndërprerë disa javë më parë, u zhvillua sot në Gjonaj dhe përfundoi me barazim...

Lajmet e Fundit