Aguero zbulon lajmin e hidhur për City-n

Sergio Aguero u largua nga skuadra argjentinase Independiente në vitin 2006, për të kaluar te Atletico Madrid, derisa pjesë e Manchester City është që nga viti 2011, ku është bërë më i miri i të gjitha kohërave për klubin anglez.

Sulmuesi argjentinas ka bërë të ditur të ardhmen e tij tek skuadra e Manchester City, me të cilët ka kontratë deri në vitin 2020 dhe ai ka thënë se do të jetë pjesë e “Cityzens” deri në fund të marrëveshjes së tij.

Megjithatë, Aguero tha se në fund të kësaj kontrate, sipas gjitha gjasave do të kthehet në vendlindje ku edhe do ta përfundojë karrierën.

“Kontrata me Manchester City më skadon më 2020 dhe atëherë do të rikthehem në shtëpi te Independiente”, deklaroi Aguero për “Fox Sports”. /Insporti.com

Më Shumë

50 aksidente trafiku dhe 2064 gjoba brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka njoftuar për statistikat e përgjithshme për 24 orët e fundit, gjatë të cilave janë regjistruar dhjetëra aksidente trafiku dhe janë...

Bashkimi investon në kushte moderne, nis renovimi i hapësirave të reja në “Sezai Surroi”

KB Bashkimi ka njoftuar nisjen e projektit për renovimin e hapësirave të reja në Qendrën Sportive “Sezai Surroi”, të cilat do të jenë në...

Lajmet e Fundit