32-vjeçari zhduket në det, familjarët në kërkim

Një 32-vjeçar është denoncuar i zhdukur nga familjarët, të cilët deklarojnë se ai ka dalë me motor uji në det mbrëmjen e së enjtes, e pas një komunikimi telefonik me të pas mesnate, nuk dinë më asgjë

Rreth orës 22:00 të së enjte Santo Imeraj ka dalë në det me një motor uji, nuk dihet se ku do shkonte dhe çfarë kishte në motorin e ujit, por sipas familjarëve kontakti i fundit i tij ka qenë ora 01:30 e së premtes ku 32-vjeçari ka bërë telefonatën e fundit me familjarët, transmeton tch.

Në këtë komunikim, 32-vjeçari u ka thënë se ka shume dallgë dhe fryn erë e fortë, e për shkak të errësirës nuk mund të dallonte as ku ndodhej.

Pasi kanë kaluar edhe mbi 48 orë nga kontakti i fundit me të, në kërkim të 32-vjeçarit është vënë edhe policia e Vlorës.

Më Shumë

Deri në 33 gradë sot

Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se vendi sot do të ndikohet nga mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas njoftimit të institutit,...

Në Vërmicë po rregullohet shtrati i gurrës dhe rruga fushore

Drejtori i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në Prizren, Nderim Kadriaj, ka përcjellë nga afër punimet që po zhvillohen në fshatin Vërmicë, ku po realizohet...

Lajmet e Fundit