Ndahet nga jeta Nuhi Berisha, shtëpia e të cilit ishte strehë për ushtarët e UÇK-së në Lez

Pasditën e sotme, ka ndërruar jetë në moshë të shtyrë, Nuhi Berisha, i cili pas betejës së 1 shtatorit të vitit 1999 në Lez të Vërrinit, ka jetuar në Prizren. Shtëpia e tij gjatë luftës së lavdishme të UÇK-së ishte bërë strehë për ushtarët e Lirisë në mesin e të cilëve ndodhej edhe djali i tij, Samiu.

Për kontributin e dhënë para dhe gjatë luftës, dega e OVL të UÇK-së në Prizren e ka nderuar me mirënjohje të ndjerin. Varrimi i tij do të bëhet nesër me datë 03.04.2018 në kohën e drekës në varrezat e qytetit në Prizren./tvprizreni.com/

Më Shumë

“Muzat e Vreshtave”, festivali kushtuar poetit Xhevdet Bajraj nis rrugëtimin në Rahovec

Rahoveci do të mirëpresë më 22 qershor Festivalin Poetik “Muzat e Vreshtave”, një manifestim kulturor që i kushtohet poetit të ndjerë Xhevdet Bajraj dhe...

Komuna e Malishevës apelon për kujdes nga zjarret gjatë sezonit veror

Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Malishevës, përkatësisht Sektori për Emergjenca, ka apeluar për kujdes të shtuar nga qytetarët gjatë sezonit veror,...

Lajmet e Fundit