Gjuan me armë zjarri në aheng familjar, sekuestrohen dy armë në Kobaj të Prizrenit

Në orët e vona të mbrëmjes, në fshatin Kobaj të Prizrenit janë dëgjuar të shtëna nga armë të zjarrit, bën të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate për media.

Njësite patrulluese, Njësia e Reagimit të Shpejtë dhe hetues kanë shkuar në fshat. Gjatë hetimit fillestar është kuptuar se në një shtëpi kishte pasur aheng familjar me ç’rast janë përdorë edhe armë, transmeton Koha.net.

“Policia fillimisht kishte gjetur gëzhoja e më pas në bisedë e sipër me të dyshuarin e rastit, i njëjti ka pranuar që t’i dorëzojë dy armë: një pistoletë të llojit “ZIGANA” M16 dhe një pushkë gjahu e llojit “Cobalt””, thuhet në komunikatë.

Pas intervistës është informuar prokurori i shtetit i cili ka sugjeruar që rasti të procedohet sipas procedurës së rregullt

Më Shumë

Aktorët trumbetues elektoralë

Nga Azem Lajqi 1. Shfaqja pompoze e një grupi mërgimtarësh në ANP, para zgjedhjeve të jashtëzakonshme, duke trumbetuar emrin e një miti modern, ishte ngacmim...

Shpërthim në Prizren: Bombë në shtëpinë e avokatit

Një shpërtim ka tronditur një lagje të qytetit të Prizrenit. Ngjarja ndodhi pas mesnatës, ku cak ishte shtëpia e avokatit Betim Kadolli, ku persona të...

Lajmet e Fundit