9.5 C
Prizren
E martë, 7 Prill, 2026

ShBA e gatshme për të goditur përsëri Sirinë

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump ka paralajmëruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë gati për të goditur sërish Sirinë nëse përsëriten sulme të tjera kimike.

Ky paralajmërim vjen pasi ShBA, Mbretëria e Bashkuar dhe Franca goditën me raketa 3 qytete siriane në përgjigje të sulmit të dyshuar kimik në Douma, rreth një javë më parë.

Siria ka mohuar përdorimin e agjentëve kimikë dhe tha se sulmi u fabrikua nga rebelët.

Vala e sulmeve është më e madhja ndonjëherë ndaj qeverisë së presidentit sirian, Bashar al-Assad nga fuqitë perëndimore në 7 vitet e luftës civile në Siri.

Në mbledhjen urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së ditën e shtunë, Rusia e akuzoi Perëndimin për sulmet që erdhën pa pritur rezultatet e hetimit të sulmit të dyshuar kimik në Douma.

Rusia u shpreh se ShBA, Mbretëria e Bashkuar dhe Franca u sollën si huliganë dhe “treguan shpërfillje ndaj ligjeve ndërkombëtare”./21Media

Më Shumë

Malisheva kujton dëshmorët Jahir Mazreku, Hysen e Maliq Sopaj dhe Shaqir Paçarizi

Në 27-vjetorin e rënies, në Malishevë janë përkujtuar dëshmorët e kombit Jahir Mazreku, Hysen dhe Maliq Sopaj, si dhe Shaqir Paçarizi, të cilët dhanë...

Suhareka forcon mekanizmat kundër dhunës në familje

Në Suharekë është mbajtur mbledhja e parë e rregullt për vitin 2026 e Mekanizmit Kundër Dhunës në Familje (MKDHF), ku u diskutua për trajtimin...

Lajmet e Fundit