11.4 C
Prizren
E enjte, 20 Nëntor, 2025

Filloi “Sculp’Edu” në Prizren, “Trashëgimia jonë, Kultura jonë”

SculpFest9-18Edicioni i dytë i Sculp’Edu që organizohet nga Sculp’Fest startoi mbrëmë në qytetin e Prizrenit. Në këtë aktivitet marrin pjesë nxënës e studentë nga rajoni si dhe artistë vendorë dhe ndërkombëtarë që prezantojnë punimet dhe përvojën para të rinjve. Sculp’Edu sivjet zhvillohet nga 18 deri më 22 Shtator.

Hapjes solemne të Sculp’Edu 2 i parapriu debati “Kur do të pushoj ky degradim” të mbajtur të mërkurën nga ora 19:00 në Hamamin e Gazi Mehmed Pashës në Prizren, derisa ceremonia e hapjes u zhvillua nga ora 20:00, me ç’rast u prezantua edhe instalacioni i Shpend Havollit (Kosovë) dhe Myriam Hammam (Francë).

“Ideja për me e trajtua temën e trashëgimisë kulturore gjatë pesë ditëve të festivalit rrjedh prej zhvillimeve negative në këtë fushë, jo vetëm në Prizren por në tërë Kosovën. Trashëgimia kulturore është në rrezik dhe dita-ditës po degradohet më shumë, në secilin aspekt të mundshëm. Në ditët e fundit kjo është aq e dukshme saqë është bërë pengesë dhe njeriu nuk mund të ec i lirë”, thotë Drejtori ekzekutiv i SculpFest, Leutrim Fishekqiu.

Sculp’Fest angazhohet që shoqëria të kuptoj se monumentet dhe objektet e trashëgimisë kulturore janë vlera të përbashkëta që e simbolizojnë këtë civilizim dhe se është obligim i secilit pjesëtar të shoqërisë që t’i ruaj ato nga shkatërrimi.

Motoja e Sculp’Edu 2 është “Trashëgimia jonë, Kultura jonë”.

Në kuadër të këtij koncepti edhe skulptori kosovar, Shpend Havolli ka përgatitur instalacionin e tij të titulluar “Lumi” e të punuar më gurë, që u prezantua në hapje të Sculp’Edu 2.

“Prizreni është një kronike e gjallë në gur e lumi i jep edhe më tutje hijen e rëndë dhe freskuese. Duhet përkujtuar se traditat tona lidhen ngushtë me gurët, lumin dhe dritën. Pranë gurëve kemi jetuar me shekuj dhe duke i shfrytëzuar ato kemi ndërtuar shtëpi, pallate e qytete”, thotë Havolli./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Ilaçi që premton jetë deri në 150 vjet dhe ndalon kancerin?

Drejtori kryesor teknologjik në kompaninë kineze “Lonvi Biosciences” në Shenzhen, Liu Qinghua, deklaroi se, falë rezultateve të kërkimeve më të fundit, në vitet e...

Heinsberg shpall ditë zie për Arsim Elshanin nga Prizreni, i cili humbi jetën tragjikisht në një aksident trafik

Një aksident tragjik ka tronditur qytetin gjerman Heinsberg dhe komunitetin shqiptar, pas vdekjes së Arsim Elshanit, 47-vjeçar nga Prizreni, i njohur si humanist dhe...

Lajmet e Fundit